ARKATANA

Babai incizonte fëmijët pas torturave që ua bënte

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ferizajasi 14 vjeçar, që i mbijetoi rrëzimit nga kati i shtatë i banesës, të hënën në mëngjes mori fletëdaljen nga Klinika Ortopedike. Lëndimet e rënda trupore, që dyshohet t’ia ketë shkaktuar babai i tij duke e hedhur nga ballkoni në mesditën e 17 korrikut, kanë filluar t’i përmisohen.

Babai i tij, 36 vjeçari Shaban Tafqiu që aktualisht ndodhet në paraburgim “kishte zgjedhur dhunën” si mjet për ta edukuar atë dhe motrën e tij të vogël. Madje ai e kishte fiksim që pas rrahjeve t’i incizonte “bëmat e tij të fëmijët”, shkruan Koha Ditore.

Për shkak të torturave, atë e kishte braktisur edhe e shoqja para një viti. Ajo ka treguar se ai i keqtrajtonte shumë shpesh. Kishte qenë shkollimi i fëmijëve në qytet, arsyeja pse bashkëshortja e tij, B.T, i kishte lënë fëmijët nën përkujdesjen e tij.

Mobi Casa

“Ai më ka maltretuar çdo herë. Mbi katër herë e kam paraqitur në polici për dhunë në familje”, ka treguar B.T.

Duke qenë “i lidhur shumë me fënë islame”, sipas saj, ai bëntë ato gjëra që ta kthente familjen në rrugë të Zotit.

Ajo ka thënë se bashkëshorti i saj, është invalid lufte, është i traumatizuar dhe se ka “probleme në kokë”./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.