Fundamenti

“Babai” i të gjithë rekordmenëve

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Furmann ka edhe një rekord unik: numrin më të madh të rekordeve të Guinnessit: plot 424 sish

Nëse në botë ka rekordmenë nga më të ndryshmit, me idetë më të krisura në lëmenj të ndryshëm, atëherë amerikani Ashrita Furman është “babai” i të gjithëve. Ai ka edhe një rekord unik: numrin më të madh të rekordeve të Guinnessit!

Mobi Casa

Furmann nga viti 1979 e deri më tash ka arritur plot 424 rekorde botërore, ndërsa 151 prej tyre vazhdon t`i mbajë akoma.

Ai është rekordmen në fusha krejt të ndryshme, që nuk lidhen me njëra tjetrën dhe kjo e bën edhe më të veçantë . Ja vetëm disa nga rekordet e tij: qëndrimi më i gjatë mbi një top të gjimnastikës (2 orë e 16 minuta); Shtegu më i gjatë i kaluar me një shkop bejsbolli në gisht (7 minuta e 5 sekonda); Poezia e recituar në më së shumti gjuhë (saktësisht, në 11 gjuhë); Ecja me këpucët më të rënda (146 kilogramë); Më së shumti pompime duke qëndruar në shpinë të elefantit (40) etj.