RCCOLA

Babai i ndjerë, frymëzim për të ecur përpara

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Edhe pse është e lindur në Holandë, këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj, origjinën e ka nga Llapashtica e Podujevës. Pas disa viteve që i ka bërë në Holandë dhe Gjermani, ajo kujton kohën e pasluftës që është kthyer për të jetuar në Llapashticë, ku atje ka jetuar 5 vjet.

“Me nostalgji kujtoj vitet e fëmijërisë që i kalova në Llapashticë, atje kam pasur shumë shoqe, mbase më kujtohen edhe lojërat që i bënim bashkë. Pas ndarjes së prindërve ne u transferuam në Prishtinë, aty kemi jetuar 3 vite dhe në fund vendosëm të jetonim në Tiranë, ngaqë Tirana ofronte më shumë mundësi për mua dhe vëllanë dhe po bëhen gati 6 vite që jetojmë këtu”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Babai i saj tash e 3 vite nuk jeton më, mirëpo dashuria për babanë e ka shtyrë që ajo të shkon dhe ta vizitoj Llapashticën gjatë këtyre ditëve.

Mobi Casa

“Me babin gjithmonë kemi qenë shumë të lidhur, për çdo pushim takoheshim, ne shkonim te ai dhe ai na vizitonte shpesh. Ishte krenar për mua dhe për vëllanë që na shikonte duke studiuar, duke ecur përpara. Para 3 vitesh në vitin 2010 babi im ndërroi jetë, ka qenë shumë e vështirë për mua vëllanë dhe nënën. Ishte koha kur unë sapo kisha filluar karrierën time muzikore, sapo kisha marrë pjesë te ‘Kënga Magjike’ dhe më lajmëruan që isha në gjysmë-finale. Isha shumë e mërzitur dhe nuk doja të vazhdoja më, por dëshira e babit tim më dha forcë të vazhdoja të realizoja ëndrrën time. Gjithmonë më thoshte: ‘Trixa ime do bëhesh e madhe një ditë’, dhe do unë bëj gjithçka që ta bëj krenar babanë tim të ndjerë”, thotë ajo.

Beatrix ndjehet krenare për babanë e saj, ajo nuk do të ndalet së punuari në mënyrë që ta çoj deri në fund dëshirën e tij. Tani në muajin shtator ajo planifikon ta plasoj një këngë të re bashkë me videoklip dhe më vonë edhe albumin e parë. “Jam duke punuar albumin tim të parë me producentët De Vox dhe Gramoz Kozelin, në shtator mendoj të lansoj një videoklip dhe në vazhdim disa këngë të reja”, shprehet në fund ajo.