Eko Higjiena

“Baba” i euros: Shpëtoni duke braktisur euron!?

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Oskar Lafontaine, ish-ministri gjerman i Financave, të cilin shumëkush e quan “themeluesi i euros”, ka paralajmëruar se përdorimi i mëtejmë i valutës së përbashkët evropiane do ta sjellë “katastrofën”, raporton Associated Press. Sipas tij, mënyra e vetme për të dalë nga kriza mund të gjendet në braktisjen e euros.

“Situata ekonomike është duke u përkeqësuar çdo muaj, ndërsa shkalla e papunësisë ka vënë gjithnjë në pikëpyetje efektivitetin e strukturave demokratike në Evropë. Gjermanët nuk e kanë kuptuar akoma se Evropa jugore, përfshirë Francën, për shkak të krizës ekonomike në të cilën gjendet, herët a vonë do të jetë e detyruar të përballet me hegjemoninë gjermane”, tha Lafontaine.

Sipas tij, kancelarja gjermane Angela Merkel do të “zgjohet nga gjumi i saj prepotent”, tek kur shtetet me probleme do të bashkohen dhe do t’i zgjidhin krizat e tyre financiare në kurriz të Gjermanisë.

FIDANISHTJA

“Ishin të kota shpresat se krijimi i euros do të inkurajojë sjelljen racionale të ekonomive kombëtare”, theksoi Lafontaine, duke shtuar se ishte katastrofal detyrimi i Spanjës, Portugalisë dhe Greqisë për të bërë “devalvim të brendshëm”.

Lafontaine është quajtur “njeriu më i rrezikshme në Evropë” nga gazeta britanike The Sun, pasi më 1998 bëri thirrje për “bashkimin e Evropës” dhe fshirjen e kufijve kombëtarë.

Pothuajse njëkohësisht me pretendimet Lafontainit, u shfaq edhe deklarata e ministrit francez të Financave, Pierre Moskovic, i cili këtë fundjavë tha: “Mbaruam me kursimet. Kjo është një pikë kthese, vendimtare në historinë e Bashkimit Evropian, të tillë që nuk kemi parë që nga futja e euros në përdorim. Dogmës së kursimeve i erdhi fundi. Kjo është fitore e pikëpamjes franceze për situatën”, ka thënë Moskovic. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.