UBT

Baar (Zug): Kapen dhe dëbohen 3 kosovarë, punëtorë “në të zezë”

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Tre të arrestuarit janë kosovarë, të moshës 24, 29 dhe 34 vjeç. Hetimet e mëtejshme zbuluan se ata po qëndronin ilegalisht në Zvicër.

Gjatë një inspektimi në një kantier të ndërtimit në Baar, policia e Zugut arrestoi tre punëtorë të skeleve që punonin pa leje. Ata po ashtu qëndronin ilegalisht në Zvicër dhe u detyruan të largoheshin nga vendi pas një procedure të shkurtuar, transmeton albinfo.ch.

Më 4 shtator, zyrtarët e policisë së Zugut kryen një kontroll të synuar kundër punës së paligjshme në një kantier ndërtimi në komunën e Baarit. Tre skeleristë tërhoqën vëmendjen e tyre. Njëri prej tyre iku me të parë policinë. Megjithatë, ai u kap dhe u arrestua disa metra më larg, në një fushë misri ngjitur. U arrestuan gjithashtu edhe dy skeleristë të tjerë.

Mobi Casa

Tre të arrestuarit janë kosovarë, të moshës 24, 29 dhe 34 vjeç. Hetimet e mëtejshme zbuluan se ata po qëndronin ilegalisht në Zvicër dhe punonin pa lejet e nevojshme të punës, shkruan polizeiticker.ch.

Prokuroria Publike e Zugut i ka dënuar ata me gjykim të shkurtuar për shkelje të shumta të Ligjit për Shtetasit e Huaj dhe Integrimin, dhe 24-vjeçarin gjithashtu për pengim të një akti zyrtar, secili me një gjobë prej disa qindra frangash.

Zyra e Migracionit u ka shqiptuar vendimin për dëbim nga Zvicra tre kosovarëve dhe tashmë u ka urdhëruar atyre të largohen nga vendi, përcjell albinfo.ch. Për më tepër, 24-vjeçarit iu dha një ndalim hyrjeje për dy vjet në Zvicër, ndërsa 29 dhe 39-vjeçarëve përveç për në Zvicër, ndalimi për dy vjet i është dhënë edhe për shtetet e Shengenit.

https://www.albinfo.ch/baar-zug-kapen-dhe-debohen-3-kosovare-punetore-ne-te-zeze/
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.