Azizi pret në takim Komandantin Balik

Gjilan – Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi ka pritur në një takim lamtumirës Komandantin e KFOR-it për regjionin e Gjilanit, Kapiten Halil Arda Balik. I pari i gjykatës ka falënderuar Komandantin Balik, për kontributin e tij të dhënë në ofrimin e sigurisë për regjionin e Gjilanit, gjithashtu edhe për bashkëpunimin e tij gjatë ushtrimit të detyrës si komandant i LMT – së.

Komandanti Balik, ka vlerësuar në superlativ bashkëpunimin që ka pasur gjatë kohës që ka shërbyer në Kosovë.

Me këtë rast, ai ka dorëzuar një mirënjohje për kryetarin Azizi, njëherët duke shprehur përkushtimin që bashkëpunimi mes KFOR-it dhe Gjykatës Themelore të Gjilanit do të vazhdoj edhe më tutje./rajonipress

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).