Hidromorava

Azizi pret në takim Komandantin Albayrak

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi ka pritur në një takim Komandantin e KFOR-it për regjionin e Gjilanit, Kapiten Bugrahan Albayrak.

I pari i gjykatës ka falënderuar Komandantin Albayrak, për kontributin e tij të dhënë në ofrimin e sigurisë për pjesën e Anamoravës, gjithashtu edhe për bashkëpunimin e tij gjatë ushtrimit të detyrës si komandant i LMT – së.

RCCOLA

Të dy bashkëbiseduesit kanë vlerësuar se situata e sigurisë në këtë regjion vazhdon të mbetet e qetë dhe pa incidente të theksuara.

Komandanti shprehi mirënjohjet e thella për bashkëpunimin e ofruar nga ana e gjykatës./rajonipress/