Fundamenti

Azizi: Nuk ka kompromis ndaj kryerësve të veprave penale

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan gjatë periudhës kohore korrik – tetor ka arritur të zgjidh një numër të konsiderueshëm të lëndëve, krahasuar me lëndët e pranuara, del të jetë numri më i madh i lëndëve të zgjidhura. Këto të dhëna janë bërë të ditura në një konferencë për media nga Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi, i cili ka theksuar se gjyqtarët i kanë dhënë një rëndësi zgjidhjes së lëndëve të vjetra.

Në bazë të statistikave lëndë të trashëguara kemi 16.160, të pranuara 3.678 lëndë, kemi arritur të zgjidhim 4.112 lëndë, ndërsa në punë kanë mbetur edhe 15.726 lëndë. Kjo po tregon që numri i lëndëve po vazhdon të bie në Gjykatën tonë.

Sa i përket lëndëve të natyrës së korrupsionit, Azizi ka theksuar se janë trashëguar 22 lëndë të korrupsionit, ndërkohë janë pranuar 8 lëndë të kësaj natyre (gjithsejtë 30 lëndë), prej tyre janë zgjidhur 4 lëndë, kanë mbetur në punë edhe 26 lëndë.

“Dua të them që këto lëndë kanë një prioritet të lartë nga Gjykata jonë dhe të gjitha janë në procedurë, që nënkupton që shumë shpejt do të marrin epilog” ka shtuar ai.

FIDANISHTJA

Gjatë kësaj periudhe Departamenti Krimeve të Rënda të kësaj gjykate ka shqiptuar 26 aktgjykime dënim me burgim efektiv, 26 aktgjykime gjobë, 10 aktgjykime me kusht, 3 aktgjykime me dënime tjera, 11 aktgjykime lirues dhe 1 aktgjykim refuzues.

Ndërkohë Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal ka zgjidhur 37 aktgjykime me burgim efektiv, 98 aktgjykime me gjobë, 132 aktgjykime me kusht, 3 aktgjykime me dënime tjera, 4 aktgjykime lirues, 13 aktgjykime refuzues dhe 203 lëndë janë zgjidhur në mënyrë tjetër.

“Kjo tregon se jemi të pakompromis ndaj kryerësve të veprave penale, të të gjitha llojeve pa dallim”, ka deklaruar Azizi.

Gjykata Themelore e Gjilanit çdo ditë e më shumë po punon në rritjen e transparencës me mediat dhe publikun, gjatë këtyre 4 muajve janë arritur të publikohen 228 aktgjykime në vebfaqen e gjykatës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.