Fundamenti

Azizi: Aty ku është LDK-ja, aty janë investimet, ky mentalitet i Sokol Halitit është përçarës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Mentaliteti politik i Sokol Haliti i ndërtuar gjatë qeverisjes së tij, tregon për mentalitet ndarës dhe përçarës i quajtur në zhargonin popullorë “mentalitet i mëhallës”, thotë kryetari i PDK-së në Viti Bekim Azizi.

Opozita në Viti po e akuzon Sokol Halitin se ka bërë investime selektive dhe vetëm në ato vendbanime ku është e pranishme LDK-ja.

Mobi Casa

Bekim Azizi thotë se sipas këtij mentaliteti Sokol Haliti i ka orientuar projektet investive aty ku ka LDK dhe vetëm LDK, me ndonjë përjashtim të vogël, sa për sy e faqe edhe në vendbanimet ku ai nuk i sheh si LDK.

“Kjo natyrë e investimeve komunale është vërejtur në shumë investime që nga asfaltimi i rrugëve rurale, trotuareve, ndriçimit publik, fushave sportive, mirëmbajtjes së shkollave etj. Kjo qasje përjashtuese e Sokol Halitit ndaj vendbanimeve të ndryshme, lagjeve e individëve të cilët i përkasin subjekteve tjera apo nuk janë përkrahës të Sokolit, ka krijuar klimë të mosbesimit qytetarë ndaj institucioneve komunale, e që do të ketë ndikim të gjatë edhe pas humbjes së Sokol Halitit në zgjedhjet komunale” tha Bekim Azizi./rajonipress/