UBT

Aziri: Nuk ka pas marrëveshje të Konçulit, Presheva po degradohet çdo ditë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Situata ekonomike e sociale në Luginë është shumë e rëndë dhe pjesë e përgjegjësisë janë edhe pushtet lokale në Preshevë e Bujanoc, ka vlerësuar Naser Aziri kryetari i degës së Unionit Demokratik Shqiptar në Preshevë.

Aziri për herë të parë ka marrë guximin të flas për periudhën e konfliktit të armatosur gjatë vitit 2001 dhe ai ka thënë se nuk ka pasur marrëveshje të Konçulit siç proklamohet nga disa, por ajo ka qenë vetëm deklaratë për demilitarizim dhe demobilizim të UÇPMB-së.

Ai në një emision në RTV “Aldi” në Preshevë është shprehur edhe për rolin e opozitës dhe degradimit të saj nga ana e qeverisjes lokale. Gjithashtu është shprehur se qeverisja lokale po e ndihmon zhveshjen institucionale të Preshevës.

“Për fat të keq në kuvendin komunal të Preshevës opozita nuk përfillet asnjëherë nga qeverisja e tanishme. Kemi raste që asnjëherë këshilltarët e opozitës nuk demantohen nga ana e njerëzve kompetentë dhe kështu mbyllet e hapësira e diskutimit”, deklaroi Aziri, transmeton Titulli.com.

Fundamenti

Aziri thotë se kemi të bëjmë me një pozitë jashtëzakonisht të dobët dhe jo profesionale me gjitha shërbimet që ka komuna e Preshevës.

Ai ka drejtuar kritika të ashpra ndaj qeverisjes lokale në Preshevë për mbylljen e gjyqit dhe se kuvendi nuk ka bërë asnjëherë kërkesë organeve qeveritare në Beograd gjithashtu nuk ekziston një qasje serioze lokale për hapjen e maternitetit në Preshevë ku janë investuar miliona euro.

Naser Aziri ka një përvojë të gjatë politike dhe gjatë emisionit televiziv ka shprehur mllefin e tij politk për gjendjen e rëndë nëpër të gjitha institucionet publike lokale dhe shëndetësore në Preshevë që sipas tij qeverisja e tanishme po vështirëson jetën e qytetarëve.

Ai ka folur edhe për qeverisjen lokale në Bujanoc dhe shumë çështje tjera me interes për shqiptarët e Luginës./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.