United Hospital

Azilkërkuesit shqiptarë, jo më shumë se 4 javë në Gjermani

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Vetëm në Gjermani në gjashtë muajt e parë të vitit, nga 4 vende të Ballkanit Perendimor, Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Serbia, kanë aplikuar për azil rreth 65 mijë vetë. Rreth 1/3 e tyre, përafërsisht 22 mijë janë nga Shqipëria.

Brenda katër javësh azilkërkuesit nga Ballkani Perëndimor do të kthehen në shtetet e tyre. Këtë qëndrim të prerë të shtetit të tij e ka shprehur sot ambasadori gjerman në Shqipëri, Hellmut Hoffman.

Ai ka bërë të ditur ngritjen e kampeve me tenda për t`i strehuar përkohësisht këta azilkërkues. “Në Gjermani tani janë ndërtuar kampet me çadra në të cilat strehohen shtetasit që kërkojnë azil nga Ballkani Perëndimor dhe kemi si objektiv që brenda 4 javësh, procedurat e azilkërkimit të verifikohen dhe të mund të kthehen brenda 4 javësh në atdhe”, ka thënë Hoffman për tch. “Sepse është krejtësisht e qartë se të gjithë këta shtetas nuk kanë mundësi për të marrë azil dhe të gjithë do të kthehen mbrapsht dhe unë shpresoj shumë që ky informacion të përhapet në Shqipëri, deri në fshatrat më të thella. Pra, është shumë e rëndësishme që në Shqipëri për këtë temë të flitet publikisht dhe hapur, sepse me këtë largim do të krijohet një problem shumë i madh edhe për vetë Shqipërinë”, u shpreh ambasadori Hoffman.

Eco Higjiena

Duke e cilësuar këtë fenomen si shumë shqetësues për Gjermaninë, por edhe për BE-në, ambasadori Hoffman bëri dhe një pasqyrë të numrit të azilkërkesave nga Ballkani Perëndimor vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti.

“Emigracioni ekonomik i emigantëve nga Ballkani Perëndimor për në BE dhe në Gjermani po bëhet gjithmonë e më dramatik. Dua të përmend disa shifra, vetëm në Gjermani në gjashtë muajt e parë të vitit, nga 4 vende të Ballkanit Perendimor, Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Serbia, kanë aplikuar për azil rreth 65 mijë vetë. Rreth 1/3 e tyre, përafërsisht 22 mijë janë nga Shqipëria. Vetëm në qershor, nga Shqipëria kanë kërkuar azil 5932 persona. Nëse ne e shohim në një bazë vjetore dhe do të bënim një kalkulim, do të kishim të bënim me 70 mijë apo 72 mijë shtetas shqiptarë. Ajo çka ne kemi konstatuar është se dhe shqiptarë të mirëpaguar këtu në Shqipëri po lënë vendin dhe po ikin në Gjermani. Prandaj, është shumë e rëndësishme që pala shqiptare dhe ajo gjermane të bashkëpunojnë ngushtë”, deklaroi Hoffman./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.