UBT

Azilkërkuesit kosovarë në Gjermani po i druajnë infeksioneve

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Një azilkërkues nga Kosova, që gjendet në një kamp në Gjermani, ka përshkruar kushtet e vështira dhe mënyrën se si po trajtohen atje. Ai për Koha.net ka treguar se në kampin ku po qëndron janë afër 400 persona dhe të gjithë flenë në një pjesë të improvizuar dhe në shtretër plazhi.

“Në këtë kamp jemi rreth 400 vetë dhe të gjithë flemë shumë afër njëri-tjetrit. Janë kushtet mizore, ftohtë, era e rëndë, dhe flemë në shtretër plazhi”, ka thënë ai për koha.net. “Vendi është katastrofë. 200 veta e shfrytëzojmë një banjë. Askush nuk po guxon të lahet për shkak se po frikohemi se mos po marrim ndonjë infektim”.

Ky i ri ka treguar për koha.net se është i sëmurë me kancer dhe rrugën për Gjermani e ka marrë pasi ka dëgjuar se ka shërim, por edhe pse në gjendje të rëndë në kampin ku ai po qëndron nuk kishte marrë trajtimin e duhur.

“Unë jam i sëmurë me Lymphona Hodgins dhe kam shpenzuar shumë në Kosovë për t’u shëruar nga kjo sëmundje, por ajo më është rikthyer pesë muaj pas tretmanëve. Këtu më kanë pritur në mënyrën më të keqe të mundshme edhe pse ju kam treguar letrat se jam i sëmurë me kancer”, ka thënë azilkërkuesi.

FIDANISHTJA

Ai ka treguar se kujdesin e vetëm në Gjermani e mori pasi u gjend në spital, pas gjendjes së rëndë shëndetësore si pasojë e kushteve të këqija në kamp.

“Tre ditë qëndrova në këtë kamp dhe më pas më ra të fikët. Pasi u zgjova pash veten në spital. Aty u kujdesën mirë dhe dy javë më vonë më rikthyen në kamp. Tani më premtuan se do të më mbajnë mirë, por mbetet të shihet”, ka përfunduar bisedën për koha.net, teksa ka sugjeruar bashkëkombësit që të mos marrin rrugën e mërgimit ilegal.

© KOHA.net

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.