UBT

Azilkërkuesit kosovarë në Gjermani padisin masovikisht në Gjykata Administrative!

/ 2 minuta lexim
HW

Numri i padive të kosovarëve kundër vendimeve për të refuzuar kërkesat për azil para Gjykatave Administrative në Gjermani është rritur masivisht.Kështu vetëm në tremujorin e parë të këtij viti vetëm në Karlsruhe janë dorëzuar 419 ankesa tha një zëdhënës i gjykatës tha të enjten për dpa, transmeton Gazeta Blic.

Në anën tjetër për krejt vitin e kaluar ka qenë një total prej vetëm 77 padive kundër përgjigjeve negative. Arsyeja për këtë rritje të padive është ngase që nga mesi i shkurtit u fillua me procedurat e përshpejtuara të azilit për kosovarët nga Zyra Federale për Emigracionin dhe Refugjatët.

“Ky fenomen i shtuarjes së ankesave është nga fundi i shkurt kur u rritën kërkesat për azil në mënyrë dramatike”, tha zëdhënësi i Gjykatës Administrative.

FIDANISHTJA

Përndryshe në Gjermani muajt e fundit kanë hyrë më shumës e 20.000 kosovarë. Rreth 10.000 prej tyre kanë kërkuar azil. Ministrat e Brendshëm të Landeve gjermane morën vendimin për procedura të përshpejtuara për kosovarët. Por deri më tashti Gjermania, pos atyre që janë kthyer vullnetarisht nuk ka kthyer më shumë se disa qindra kosovarë në Prishtinë.

Fakti që kosovarët kanë “gjetur” rrugën legale të ankesave në Gjykata Administrative gjermane ia bën të vështirë shtetit gjerman përshpejtimin e riatdhesimit të tyre në vendlindje. /Gazeta Blic/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.