Hidromorava

Azilkërkuesi kosovar plagos rëndë tre persona

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Një konflikt i ashpër verbal në mes të dy azilkërkuesve kosovarë dhe tre të tjerëve ka eskaluar në dhunë dhe për pak nuk ka marrë përfundim fatal për dy persona. Kjo ka ndodhur në Deggendorf (Landi Thüringen, Gjermani).

Një azilkërkues 23 vjeçar nga Kosova i ka qëlluar kundërshtarët e vet me një shishe me ç`rast u ka shkaktuar lëndime të rënda, njofton policia e vendit.

Sherri ka filluar ndërmjet dy azilkërkuesve kosovarë në njërën anë dhe një turku e dy shoqëruesve të tij nga ana tjetër. Grupet janë zënë dy herë në dy lokale të ndryshme dhe të dy herët dy kosovarët janë nxjerrë jashtë nga sigurimi i lokaleve përkatëse, shkruan pnp.de. Herën e dytë, ata i kanë i kanë pritur kundërshtarët e tyre para lokalit ku dhe është përshkallëzuar situata.

UBT

Së pari kosovari 23 vjeçar e ka goditur turkun me një shishe xhami me ç`rast i ka shkaktuar atij lëndim të rëndë, transmeton albinfo.ch. Pastaj ai me shishen e thyer në dorë ka sulmuar edhe dy të tjerët, të cilëve u ka shkaktuar prerje të thella.

Sulmuesi dhe shoqëruesi i tij 19 vjeçar kanë ikur nga vendi i ngjarjes por më pas janë kapur nga policia. Ndaj 23 vjeçarit kanë nisur hetimet për veprën penale tentim vrasjeje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.