Eko Higjiena

Azilantët pajisen me viza të përkohshme në Gjermani

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në kampin e azilkërkuesve në Hamburg, janë mbi njëmijë shqiptarë. Ata janë të të gjitha moshave. Ka të rinj e të moshuar, burra e gra dhe familjarë me fëmijë.

Të gjithë ata që janë paraqitur azil në atë kamp, i kanë të gjitha shpenzimet e hequra. Bukë tri herë në ditë, fjetjen e madje edhe nga 140 euro për person, ndihma materiale çdo muaj.

Për familjarët ndihmat shkojnë edhe deri në 300 euro në muaj, transmeton Zeri.info.

Uji Dea

Madje, autoritetet gjermane pasi që i kanë regjistruar të gjithë ata që kanë kërkuar azil aty, në bazë të pyetësorit (në të cilin duhet shënuar emrin, mbiemrin, vendin nga vijnë, moshën, arsyen e ardhjes…etj.) u kanë lëshuar edhe nga një “vizë të përkohshme” me të cilën ata po lëvizin nëpër qytet. E për të interesuarit janë hapur edhe kurse të gjuhës gjermane.

“Pasi na kanë pyetur për të gjitha informatat personale, na kanë lëshuar nga një “vizë të përkohshme” po i quajmë ne. Nuk e di pse, për çfarë qëllimi. Çka do të ndodhë me ne nuk e dimë. Këta as nuk po na thonë se do ta në mbajnë këtu e as se do të na kthejnë. Ndërsa në televizor po dëgjojmë gjithçka. Nuk po kuptojmë asgjë”, ka shtuar ai për “Zërin”. /Zeri./

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.