Eko Higjiena

Azemi: Vetëvendosje nuk ka arritur as ta mirëmbaj Gjilanin, lëre më të ecë para, të ndërtoj e të zhvilloi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Prej kohësh ka qenë e qartë se Vetëvendosje nuk ka resurse për të qeverisur me Gjilanin e me Kosovën. Ardhja e tyre në pushtet ka ndodh si rezultat i shpifjeve, duke mashtruar e duke i dhënë epitete nga më idioteske njerëzve thotë Ardian Azemi sekretar në AAK të Gjilanit.

“Vetëvendosje nuk ka arritur as ta mirëmbaj Gjilanin, lëre më të ecë para, të ndërtoj e të zhvilloi. Gjilani ka degraduar për shkak të arrogancës që pushteti sot ka në raport me të gjithë, madje edhe brenda llojit” thotë Ardian Azemi për rajonipress.

RCCOLA

Sipas Azemit nuk qeveriset komuna duke u marrë gjithnjë me opozitën, por me ide e me projekte konkrete, jo me vizatime të bukura.

“Shihni rrugët nga Livoçi i poshtëm e deri në Budrikë, nga fabrika e baterive e deri tek Bunari i Përlepnicës, zvarritje e pa kuptueshme, e që po sjellë telashe të mëdha përditshëm për qytetarët e për bizneset. Mungon transparenca sepse mungojnë rezultatet. Kur nuk ke çka thua e për çka flet, zgjedh forma të lehta për komunikim me qytetarë, jo para mediave, e rrallë me komunikata zyrtare. Vetëm me pas mirëmbajt Gjilanin, ka qenë e mjaftueshme sepse e dimë se nuk kanë kapacitet ky pushtet për me ba diçka ndryshe, por as nuk e mirëmbajtën” tha Azemi./rajonipress/