Azemi thotë se mbi 65 mijë persona e kanë lënë punën, problem mungesa e punëtorëve të kualifikuar

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi në një intervistë për Ekonomia Online ka bërë të ditur se deri në qershor e kanë lënë punën në sektorin privat është mbi 65 mijë persona.

Përderisa vitin e kaluar punën e kishin lënë mbi 42 mijë persona, sipas tij, trendi i ikjeve është në rritje.

Madje ai tha se ka mungesë të punëtorëve të kualifikuar të cilët për shkak të kushteve po obligohen të dalin jashtë vendit.“Në vitin 2021 mbi 42 mijë përderisa në qershor të këtij viti ka kaluar numri mbi 65 mijë. Është numër i madh i mungesës së punëtorëve të kualifikuar, por megjithatë punëtorët e kualifikuar i kemi obliguar të dalin jashtë vendit”.“Lëvizjet e punëtorëve po bëhen ne gjithë botën dhe më tutje. Tek ne po ndodh sepse me një pagë 170 euro dhe mos ofrimi i kushteve adekuate dhe shumë çështje tjera me ligjin e punës i bëjnë të pasigurt këta punëtorë”.“Punëtorët i kanë humbur synimet se do të bëhet mirë dhe orientimi i tyre është jashtë vendit për kushte më të mira”, tha Azemi.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS