Eko Higjiena

Azemi: Sindikata e sektorit privat s’tërhiqet, pagë minimale nën 400 euro nuk mund të pranohet

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se ata nuk tërhiqen nga kërkesa e tyre që paga minimale të jetë së paku 400 euro. Një arsye shtesë pse po kërkohet kjo pagë, sipas Azemit, është edhe mungesa e fuqisë punëtore, raporton Ekonomia Online.

Qeveria sot i hapi rrugë miratimit të pagës minimale, e cila është propozuar të jetë 264 euro bruto dhe 250 neto. Përpara miratimit, Qeveria do t’i duhet të ndryshojë disa ligje dhe ma pas ta dërgojë në Kuvend.

FITORJA

Azemi në një konferencë për medie, ka thënë se propozimi i pagës minimale ka shkuar në Qeveri në mënyrë joligjore.“Ne jemi të obliguar ta themi fjalën tonë. SPSPK-ja qëndron në atë se pagë minimale nën 400 euro nuk mund të pranohet. Për këtë pagë, ne e kemi marrë një familje katëranëtarëshe dhe e keni parë se me gjëra minimale as 460 euro nuk dilnin. Arsyeja shtesë pse kërkojmë këtë pagë është edhe mungesa e fuqisë punëtore. Për shërbimet tona që i japim pronarëve të kompanisë, ne e caktojmë tashmë çmimin”, ka thënë Azemi.

“Paga minimale propozohet nga këshilli ekonomik-social në Qeveri e Qeveria e dërgon në Kuvend. Këshilli nuk është pyetur fare dhe në Qeveri ka shkuar në mënyrë joligjore. Ne mund ta shohim si pozitive rritjen, por kjo nuk i plotëson as nevojat kryesore”, është shprehu Azemi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.