Fundamenti

Azemi pret vendim pozitiv nga Gjykata Kushtetuese

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Avokati gjilanas Halit Azemi me të gjitha shpenzimet e veta ka përfaqësuar një ankesë në emër të qytetarëve të Gjilanit në Gjykatën Kushtetuese dhe në Ministrinë e Pushtetit Lokal, për të shfuqizuar vendimin e organeve komunale që ka të bëjë me kushtëzimin e qytetarëve për të paguar bërllokun dhe ujin. Ai është optimist se ky kushtëzim do të shfuqizohet .

Halit Azemi edhe pse ka profesionin e avokatit ai kësaj radhe ka ndërmarrë një iniciativë si qytetarë për të përfaqësuar juridikisht shqetësimet e qytetarëve të Gjilanit që kanë të bëjnë me një vendim të Kuvendit Komunal për të paguar kompanitë publike si bërllok e ujë si kushtëzim për të kryer shërbimet tjera si regjistrimin e veturave etj.

Azemi tha për rajonipress se këtë iniciativë e ka marrë personalisht dhe të gjitha shpenzimet e përfaqësimit i ka mbuluar vet. “Që nga dita e parë e kam vërejtur se ky vendim është i kundërligjshëm dhe kundër kushtetues”. Azemi tha se tashmë ka marrë një përgjigje pozitive nga Ministria e Pushtetit Lokal e cila në përgjigjen e saj ka thënë se qytetarët nuk guxojnë të kushtëzohen .

Mobi Casa

Avokati Azemi tha se më herët është ankuar edhe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës e cila të hënën edhe ka pasur një seancë ku edhe njëherë ka mbrojtur qëndrimet e qytetarëve gjilanas kundër kushtëzimit.

Azemi tha se në këtë seancë ka marrë përkrahje të madhe nga Behxhet Shala i KMDLNJ-së, përfaqësuesi i MAPL-së dhe Ombudspersoni i Kosovës.

“Unë pres vendim pozitiv nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, meqë një vendim i tillë tashmë është anuluar në të gjitha komunat e Kosovës. Realisht vetëm Komuna e Gjilanit ende e ka këtë vendim të kundërligjshëm në fuqi” tha Azemi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.