Mobi Casa

Azemi për qeverisjen komunale: Po e varfëroni çdo ditë xhepin e qytetarëve

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Nuk reagojmë për inati, por sepse na dhemb edhe neve ngase janë para të xhepit tonë të varfër, të këtij xhepi të cilin po e varfëroni çdo ditë. Kur kanë qenë në opozitë, me metër në dorë i matshin gropat sa janë të gjera e sa të thella. Ku është ajo metër sot ka shkruar Ardian Azemi i AAK-së.

Reagimi i plotë:

Uji Dea

Kemi thënë duhet të vendosen anësoret e me pastaj asfalti, jo e kundërta. Edhe baza nuk është bërë si duhet, jo vetëm në këtë rrugë, por kudo që janë duke punu sot.

Tu dashtë me i mbulu vonesat me vite, keni shtru asfallt i cili ende pa përfundu rruga, po bëhet kësisoj si në foto. Po ashtu, ka disa muaj që një gropë e gjerë dhe e thellë tek Kombinati i Duhanit është hapur, po sjellë vështirësi në qarkullim besa edhe paraqet rrezik, ndërsa Komunës nuk i intereson kjo. Kur kanë qenë në opozitë, me metër në dorë i matshin gropat sa janë të gjera e sa të thella. Ku është ajo metër sot?