Eko Higjiena

Azemi: Ne përditë e shohim Gjilanin kah zbrazet, Gjilanit i është marrë peng ëndrra për të ardhmen!

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Ne përditë e shohim Gjilanin kah zbrazet. Na patën thënë se Gjilani u çlirua ditën kur fitoi partia që sot udhëheq me Gjilanin, por kur dalim në qytet e kuptojmë sa shumë fytyra që i kemi njohur nuk i shohim më sepse kanë ikur thotë Ardian Azemi sekretar në AAK.

Ardian Azemi për rajonipress thotë se tanimë nuk ka dilema se Albin Kurti dhe Vetëvendosje në pushtet janë ngjitur përmes kauzave të rrejshme si dhe tu i baltosur të gjithë të tjerët që kanë qeverisur me vendin.

Uji Dea

“Secili qytetarë e din se sheshet e Kosovës janë përgjakur duke protestuar kundër marrëveshjeve të cilat sot Kurti po i pranon një nga një madje edhe duke i lavdëruar. Pritjet e qytetarëve kanë qenë të mëdha nga Kurti dhe Vetëvendosje, e kur pritjet janë të mëdha, zhgënjimi është edhe më i madh. Kurti ka mbjellë urrejtje tek qytetarët për me pasë më lehtë manipulimin me ta. Si duket kalkulimet i ka bërë gabim sepse qytetari nuk ta fal mashtrimin. Natyrisht që ka ikje të të rinjve nga Kosova sepse i është vjedhur shpresa atyre, ia kanë gërditë vendin e vet, ia kanë bë të pamundur me ëndërrua të ardhmen e tyre në Kosovë” thotë Azemi.

“Ne përditë e shohim Gjilanin kah zbrazet. Na patën thënë se Gjilani u çlirua ditën kur fitoi partia që sot udhëheq me Gjilanin, por kur dalim në qytet e kuptojmë sa shumë fytyra që i kemi njohur nuk i shohim më sepse kanë ikur. Vetëm një kokë boshe i gëzohet dështimit të qeverisjes kur efektet e dështimit janë të njëjta si për atë që ka votuar për pushtetin aktual, si për ne që ju kemi treguar se Kurti e VV janë kryekëput mashtrim. Gjilanit i është marrë peng ëndrra për të ardhmen” tha Azemi./rajonipress/