Uji Dea

Azemi: Me aq pak punë, aq shumë keqpërdorime, sinqerisht është për keqardhje në dorë të kujt ka mbetur Gjilani

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – E keni të fundit, grahni siç ja keni qitë lapsin, do të jepni llogari për çdo veprim që bie ndesh me ligjin ka shkruar Ardian Azemi. Riza Abdyli thotë se pushteti sot në Gjilan, vetëm sa e ka trashë zullumin ndaj qytetarëve në secilin segment të jetës. Kushtrim Kadriu thotë se Alban Hyseni i shkeli procedurat e emërimit në Zyrën për Preshevë duke marrë njerëz “ ndër udhë e përmbi udhë”.

Reagimi i Ardian Azemit

Përveç shumë premtimeve tjera e që secilën ditë po rezultojnë se ishin mashtrime, Vetëvendosje ka përfituar vota edhe duke premtuar punësim duke respektuar parimet e konkurrencës, demek kush e meriton punësohet.

Në praktikë po bëhet ndryshe, jo pak ndryshe por komplet në shpërputhje me zotimet.
Sipas Zyrës Kombëtare të Auditorit (ZKA), të gjeturat për vitin 2022 përveç se ka punësuar pa i respektua parimet e konkurrencës, dëshmohet edhe moszbatim i procedurave të prokurimit, pra procedurave të nevojshme të prokurimit. Përveç kësaj, ka edhe tejkalim të kontratave, mungesë e menaxhimit të duhur të tyre.

Komuna e Gjilanit, gjithnjë sipas të gjeturave e që janë të pasqyruara në raportin e ZKA-së, ka lidhë kontrata në vlera shumë të larta pa publikim të njoftimit për kontratë.
Në baza ditore ne reagojmë për mungesë të projekteve kapitale për Gjilanin, ndërsa harrojmë se çka do të ndodhte sikur vërtetë të kishte projekte të mëdha e qarkullim të madh të taksave të qytetarëve.

Uji Dea

Me aq pak punë, aq shumë keqpërdorime, sinqerisht është për keqardhje në dorë të kujt ka mbetur Gjilani.
Me para të qytetarëve nuk mund të bëni çfarë ju të dëshironi, o njerëz. E keni keqkuptuar që në start, fuqia e votës nuk ta mundëson me vepru sipas dëshirave tuaja, por sipas rregullave.
Fuqia e votës në fakt do të duhej të shërbente për rritje të përgjegjësisë, të transparencës, të llogaridhënies, të respektit e të kujdesit, të mirësjelljes e të kontrollit, jo për tu çoroditur.
E keni të fundit, grahni siç ja keni qitë lapsin, do të jepni llogari për çdo veprim që bie ndesh me ligjin!

Reagimi i Riza Abdylit:
Pushteti i ri, mentalitet i vjetër!
Pushteti sot në Gjilan, vetëm sa e ka trashë zullumin ndaj qytetarëve në secilin segment të jetës.
Të gjeturat nga ZKA për Gjilanin, nuk dallojnë nga e kaluara, por për dallim, në bazë të këtij raporti, kemi edhe kontrata të negociuara e hiq më pak se 127.640,23euro!

Reagimi i Kushtrim Kadriut:

Alban Hyseni i shkeli procedurat e emërimit në Zyrën për Preshevë duke marrë njerëz “ ndër udhë e përmbi udhë”. Këtë e vërtetoi edhe Komisioni i auditimit.
Më në fund kanë filluar gjërat të lëvizin. Unë e kam njoftuar opinionin që në fillim të janarit 2022 për këto gjetje.
Me nxitim do të iniciojmë hapat e mëtutjeshëm.