ARKATANA

Azemi: Me 1 maj të vendoset për pagën minimale

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë se kanë bërë kërkesë për takim me kryeministrin Albin Kurti.

Ky takim Jusufi pret që të ndodh javën e ardhshme. Sipas tij, Qeveria Kurti ka premtuar 350 euro pagë për punëtorët e sektorit privat, duke shtuar se pret që vendimi të nënshkruhet me 1 maj.

“Ne zyrtarisht kemi bërë kërkesë për takim. Unë e kuptoj që kryeministri vetëm sa ka ardhur dhe nuk do të jemi prioritet ne po shpresojmë që javën e ardhshme do të ulemi të bisedojmë. Ne gjithherë po thirremi në atë që kryeministri i Kosovës vitin e kaluar ka premtuar që paga e punëtorëve të sektorit privat të jetë 350 euro. Andaj unë e inkurajojë kryeministrin e Kosovës që ndoshta do të jetë një ditë simbolike që kjo pagë të nënshkruhet me datën 1 maj që do të jetë edhe dita e punëtorëve që këtyre punëtorëve të iu japë fuqi dhe vullnet për punën që janë duke bërë”, ka thënë ai.

Fundamenti

Sipas tij, rënia e rasteve të të infektuarve jep sinjal se Kosova është duke shkuar në rrugë të mbarë, raporton EO.

Reklamë
Tutje, ai tha se tani punëtorët e sektorit privat po e paguajnë faturën e atyre të cilët po luftojnë për pushtet.

“Pikërisht tash kur filluan edhe rastet të bien shifra nga 1 000 të infektuar të bie në 400 të jep një sinjal se jemi duke shkuar në rrugë të mbarë dhe pikërisht po kjo qeveri e sjelli gjendjen deri tash. Tani ne po e paguajmë faturën e njerëzve të cilët luftojnë për pushtet”, tha Azemi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.