FIDANISHTJA

Azemi: Marre për Kurtin e Muratin të japin të dhëna në kundërshtim me Entin Statistikor

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat në Kosovë, Jusuf Azemi, ka thënë se është marre për kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati të dalin të japin të dhëna që sipas tij, janë në kundërshtim me Entin Statistikor të Kosovës.

Sipas tij, në vend janë 500 kompani pasive të cilat siç tha ai, nuk mund ta shuajnë biznesin e tyre për shkak të obligimeve.

Sa kompani në njëfarë forme janë pasive dhe nuk mund ta shlyejnë biznesin e tyre, sepse ata kanë obligime.

FIDANISHTJA

Sipas të dhënave tona kalon shifrën mbi 500 e që jam shumë i bindur që është hala më i madh, sepse ata kanë obligime ndaj shtetit dhe nuk mundet me çregjistru derisa nuk i kryen obligimet ndaj shtetit”“Është marre një kryeministër, është marre një ministër i Financave me dalë me thanë të dhëna edhe në kundërshtim me Entin Statistikor, që ai faktikisht është alfa dhe omega e të gjitha të dhënave. Shpesh herë keni pa që të dhënat e entit statistikor me ministrin Murati janë në kundërshtim me njëra tjetrën, dhe gjithë ky inflacion gjithë kjo ikje… Ne ka kohë që i kemi thënë ejani të ulemi si akterë dhe të shohim çka mundemi me ndalë”, tha Azemi në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Madje Azemi, tha se pas dy viteve rrugët në vendin tonë do të jenë tërësisht të zbrazëta.“Unë kam një bindje që pas dy viteve rrugët tona kanë me qenë tërësisht të thata, sikurse që po janë edhe sot në periferi të kryeqytetit”, tha më tej Azemi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.