RCCOLA

Azemi: Luaj me Shqipërinë për ta mposhtur Serbinë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nëse Kombëtarja e Shqipërisë është në mungesë të një sulmuesi vrasës për kundërshtarët, atëherë mund ta heqë këtë dert së paku në një ndeshje.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për kualifikimet për kampionatin evropian ‘Francë 2016’, pritet të jetë si ndeshje e shekullit për shqiptarët, dhe shumë emocionuese. Pakti që ka bërë FFK dhe FSHF, për ndërrim të lojtarëve në nevoja të caktuara, mund t’i shkojë për shtati Gianni De Biasit, i cili mund ta marrë sulmuesin e Kosovës, Ilir Azemi.

Uji Dea

Vetë gjiganti kosovar i Greuther Furthit, ka shprehur gatishmërinë e tij për të luajtur me Shqipërinë në takim ndaj Serbisë. Në një intervistë për Arenën, Iliri tregon urrejtjen që ka për shtetin fqinj dhe arsyen pse dëshiron të luaj ndajë tyre me fanellë të Shqipërisë.

“Ata na kanë borxh të madh pasi kemi qenë të okupuar për disa vite. Ajo se çfarë un mund të bëjë ndaj tyre është të luaj të shënoj dhe t’i mposhti. Kam dëgjuar që është një marrëveshje që mund të luaj në ndonjë takim me Shqipërinë, dhe e them publikisht se do të doja të isha në fushë ndaj Serbisë”, deklaroi Azemi fillimisht për Arenën…( Tribuna – Arena).