Uji Dea

Azemi : Jam larguar shkaku i grupit të Izmi Zekës dhe Zenun Pajazitit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Unë realisht nuk kam problem as pakënaqësi me kryetarin e komunës Qemajl Mustafa, unë këtë largim e kam bërë në shenjë pakënaqësie ndaj grupit të Izmi Zekës dhe Zenun Pajazitit thotë Bajram Azemi.

ajram Azemi ish anëtar i kryesisë së PDK-së në Malishevë të Epërme tha për rajonipress se nga kjo nëndegë në AAK kanë kaluar 8 anëtar të kryesisë nga 11 sa janë gjithsejtë.

Bajram Azemi ish anëtarë i kryesisë së nëndegës së PDK-së në Malishevë të Epërme thotë se nga 11 anëtarë të kryesisë së kësaj nëndege 8 prej tyre kanë kaluar në AAK.

United Hospital

Azemi tha se as Riad Rashiti e as Basri Musmurati nuk kanë informacione të sakta rreth këtij grupimi që tashmë ndodhen në AAK. “Ata mund të mos pajtohen me largimin tonë, por e vërteta dallon nga ajo që po thotë Riad Rashiti sepse janë 8 emra që kanë braktisur PDK”.

Sipas Azemit aktivistët e PDK-së që kanë kaluar në AAK janë : Bajram Azemi, Fadil Ramadani, Adem Xhymshiti, Arben Mehmeti, Flamur Ramadani, Shkëlzen Sahiti, Fatlum Mustafa dhe Salih Mustafa.

Azemi tha se edhe Basri Musmurati nuk ka të drejtë kur thotë se ne nuk kemi qenë aktivist të PDK-së. “Unë jam ndër militantët e flaktë të PDK-së dhe prej fillimit dhe këtë e dinë edhe Basri Musmurati. Unë realisht nuk kam problem as pakënaqësi me kryetarin e komunës Qemajl Mustafa, unë këtë largim e kam bërë në shenjë pakënaqësie ndaj grupit të Izmi Zekës dhe Zenun Pajazitit” tha Azemi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.