RCCOLA

Azemi ironizon: Me tu dhimtë Lugina në kanë majnë ymyt!

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Një takim i Alban Hysenit me pak persona, në një kafiteri në periferi të Gjilanit, ka ngjallur reagime tek qytetarët dhe pjesa politike. Ardian Foniqi e ka quajtur alamet aktiviteti, kurse Ardian Azemi ka shkruar Lugina me tu dhimtën në duar të kujt ka mbetur. Naim Mustafa qytetar ka shprehur dilemën nëse takimi ishte me qytetar apo qeveritar të Luginës.

Kur një aktivitet i kryetrarit të komunës prezantohet keq nga vartësit e tij atëherë reagimet janë të natyrshme nga opozita dhe qytetarët.

Ardian Foniqi që është zyrtar komunal dhe përkrahës i flaktë i Alban Hysenit për këtë aktivitet minor ka shkruar:”Për ditën e të dëbuarve të qytetarëve të Luginës së Preshevës. Kryetari Alban S. Hyseni pranë qytetarëve të Luginasve”.

Ka reaguar krahu opozitar kësaj radhe nga AAK përmes Ardian Azemit i cili shkroi në rrjetet sociale: ”Për Ditën e të Dëbuarve, alamet aktiviteti nga Komuna e Gjilanit. Sa men kanë këta, edhe këtij i thonë “takim me qytetarë të Luginës”! Me tu dhimtë Lugina në kanë majnë ymyt” ka shkruar Azemi.

Uji Dea

Edhe qytetarët kanë shprehur dilemat nëse ky takim ishte me qytetar të Luginës.

Murat Mustafa – Lata qytetar ka komentuar në murin e Ardian Foniqit: “Ani po shkruaj, asnjë qytetare nuk është. Disa VuVu dhe servila”.

Kurse Naim Mustafa gjithashtu ka komentuar: “Pran qytetarëve apo qeveritarëve të Luginës”./rajonipress/