RCCOLA

Azemi i AAK-së: Konkursi në “Hidromoravë” duhet të kthehet në pikën zero!

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Nuk kanë lënë figurë politike pa e poshtëru publikisht, me ose pa faj, duke akuzuar e shpifur pareshtur kundër secilit që nuk ishte në vij me ta. Sot, kur ata (Vetëvendosje) janë në pushtet në Gjilan, nuk janë tu lënë t’zezë pa bë me konkurse, me projekte e me gjithçka që është publike ka shkruar Ardian Azemi nga AAK.

Reagimi i plotë:

Hidromorava

Është totalisht e papranueshme që rezultatet e konkursit në ‘Hidromoravë’ të publikohen të enjten, ndërsa afati për ankesa të publikohet të premten e të pakënaqurit të kenë kohë vetëm tri ditë për tu ankuar. Normalisht afati duhet të jetë për ditë pune, jo për ditë vikendi, atëherë kur institucionet nuk punojnë e ankesat s’ka kush i pranon.
Kjo ndodh për shkak se favorizohen anëtarë të familjes së shokëve të kryeshefave, e këta të fundit dihet me çfarë direktiva punojnë.
Dyshimet e kandidatëve janë edhe në anëtarët e Bordit të Drejtorëve të cilët sipas tyre janë pjesëmarrës në kurdisjen e konkurseve në Hidramorava, andaj konkursi duhet të kthehet në pikën zero.
Pra, çfarëdo hapi tjetër përveç rikthimit në pikën zero të këtij konkursi, të pakënaqurit duhet t’i drejtohen organeve kompetente për të kërkuar drejtësi. E kanë mbështetjen tonë.
Nuk do të lejojmë parregullsi e favorizime. Nuk do të heshtim ndaj asnjë shkelje të të drejtave të qytetarëve e ndaj shkeljes së ligjit./rajonipress/