Hidromorava

Azemi i AAK-së kërkon që të hetohen akuzat që po bëhen nga ish partnerët e koalicionit

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Mënyra se si ata akuzojnë njëra-tjetrën, më krijojnë përshtypjen se diçka ju ka mbetur pezull, një mision është i papërfunduar e që unë mendoj se është punësimi i familjarëve dhe militantëve thotë Ardian Azemi i AAK-së..

Ardian Azemi duke komentuar prishjen e koalicionit dhe më pas edhe shumë akuza të hedhura nga njëra tjetra thotë se Populli i Kosovës ka dhënë shumë që të ketë lirinë si bazë mbi të cilën është ndërtuar shteti, janë krijuar institucione të cilave ne duhet domosdo t’iu besojmë e t’iu drejtohemi sa herë që neve mendojmë se është e nevojshme një gjë e tillë.

“Akuzat e kundër akuzat e tanimë ish-partnerëve të koalicionit qeverisës në Gjilan, më shumë më duket inate se sa që e kanë pernime. Mënyra se si ata akuzojnë njëra-tjetrën, më krijojnë përshtypjen se diçka ju ka mbetur pezull, një mision është i papërfunduar e që unë mendoj se është punësimi i familjarëve dhe militantëve. Nëse akuzat që ata i bëjnë ndaj njëra-tjetrën kanë elemente të veprës penale, natyrisht që duhet t’i drejtohen organeve kompetente e ata duhet me prioritet të merren me këto pretendime, por është e pakuptimtë që ta terrorizojnë qytetarin çdo ditë me akuza e kundërakuza ndërsa deri para pak ditësh ishin bashkë” thotë Ardian Azemi.

Uji Dea

Azemit thotë se nëse ka nevojë për polici e për prokurori, atëherë duhet të hetohen e të thirren në përgjegjësi të dyja palët.

“Që Gjilani ka degradu, kjo më nuk do diskutim. Është për keqardhje me pa një qytet që pati nis goxha mirë me u zhvillu, në çfarë derexhe e kanë pru. Sinqerisht, këtë nuk ia kemi pasur borxh” shprehet Azemi./rajonipress/