Fundamenti

Azemi i AAK-së i kundërpërgjigjet Kurtit për Gjilanin: Jeni për faqe t’zezë!

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së në Gjilan, Ardian Azemi, ka reaguar ndaj përpjekje të kryeministrit Kurti për marrjen e meritave për projektet rrugore në Komunën e Gjilanit. Azemi përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, ia ka rikujtuar qytetarëve të Gjilanit projektet të cilat janë rezultat i një memorandumi të mirëkuptimit për financimin e tyre qysh në kohën e qeverisë Haradinaj.

Tutje Azemi ka thënë se qeveria Kurti nuk është as për shtetin e as për komunat, ajo është për faqe të zezë. “Kryeministri paska thënë se Qeveria është për Komunat. Jo kryeministër, qeveria të cilën ju e drejtoni, është veç për faqe t’zezë!”, është shprehur Azemi.

Reagimi i plotë:

Jo kryeministër, qeveria juaj nuk është as për komunat e as për shtetin, ajo është për faqe t’zezë! Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti menjëherë pas konfirmimit nga BE-ja se sanksionet ndaj Kosovës kanë hyrë në fuqi, paska folur për rrugën Gjilan-Bujanoc, përkatësisht nga fabrika e baterive deri tek Bunari i Përlepnicës.

Në vend se me i ardhë marre, ai paska folë me mburrje. Që nuk ka investime kapitale nga qeverisa Kurti, nuk besoj se ka nevojë me vizatu, e kupton secili, përveç trushpërlarëve e servilëve të pushtetit. Për të qenë sa më i saktë dhe real, e për me pa kush-çka ka bë, unë po ju kthej pak mbrapa në qeverinë Haradinaj në të cilën janë nënshkruar memorandume bashkëpunimi për financimin e një numri të madh projektesh që kanë të bëjnë me infrastrukturën rrugore për komunën e Gjilanit.

Pra, këto janë rrugët të cilat kanë marrë mbështetjen nga qeveria Haradinaj, janë këto: -Zgjerimi i hyrje-daljeve në qytet: Gjilan – Prishtinë, Gjilan – Kllokot, me një kosto prej 8 milionë euro. -Vazhdimi i zgjerimit të rrugës nga rrethrrotullimi tek fabrika e baterive deri në kyçje në autostradë, dmth tek Bunari i Përlepnicës, me një kosto prej 2 milion e 500 mijë euro. -Rruga “Skifter Arifi” -Rruga “7 shtatori” -Ndërtimi dhe asfalltimi i “Rrugës së Kumanovës” me kyçje në rrugën e Zhegrës -Rruga “Enver Miftari” tek Morava e Binqës -Asfalltimi i rrugës nga Zabeli deri në Uglar .

UBT

Këto janë rrugët në qytet të cilat kanë qenë të financuara nga qeveria Haradinaj.
Ndërsa, rrugët nëpër fshatra kanë qenë këto:

  • Asfaltimi i rrugës së Përlepnicës, Penda dhe rrugët anësore
  • Asfaltimi i rrugës në Cërrnicë
  • Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës Dobërçan-Pogragjë-Stublinë
  • Asfaltimi i rrugës së Malishevës së Epërme
  • Ndërtimi i urës në rrugën Dobërçan -Pogragjë.

Pra, si Aleancë nuk kemi reaguar e as rrahur gjoks për këto projekte sepse tek e fundit është obligim i kryeministrit dhe qeverisë me punu në interes të qytetarëve, mirëpo kur e shohim se ka përpjekje përvetësimi të projekteve, atëherë e kemi për detyrë me reagu në mënyrë që mos me leju me u mashtru qytetari.

Në vend të lavdratës, qeveria Kurti duhet me ju tregu qytetarëve të Gjilanit pse ka aq shumë vonesa në realizimin e këtyre projekteve?

Është detyrë e kryeministrit, e ministrit të Infrastrukturës dhe e kryetarit të Komunës me dalë e me ju tregu qytetarëve pse gjithë këto vonesa për projektet e Gjilanit dhe të Anamoravës përgjithësisht.

Kryeministri paska thënë se Qeveria është për Komunat. Jo kryeministër, qeveria të cilën ju e drejtoni, është veç për faqe t’zezë!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.