RCCOLA

Azemi i AAK-së: Fatkeqësisht, Gjilani është shndërruar në shembullin e keq të qeverisjes

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Për njerëzit që i kanë përcjellë zhvillimet politike prej vitesh, ky degradim i Gjilanit ka qenë i pritshëm. Dorën në zemër, jo deri në këtë masë. Fatkeqësisht, Gjilani është shndërruar në shembullin e keq të qeverisjes thotë Ardian Azemi sekretar në AAK e Gjilanit.

Azemi për rajonipress thotë se nuk ka edhe një komunë tjetër që mund të krahasohet me Gjilanin për nga keqqeverisja.

Hidromorava

“Projektet në të cilat po punohet sot, janë projekte të qeverive të kaluara, ndërsa qeverisja aktuale vetëm sa i ka anuluar disa, e disa të tjera i ka zvarritë deri në atë masë sa ka krijuar monotoni kolektive. Për me kuptu më saktë në çfarë derexhe e kanë sjellë Gjilanin, shih çka kanë bërë me koalicionin. Nuk gjejmë edhe një Komunë tjetër krahasuese me Gjilanin. Prishet koalicioni qeverisës, krejtësisht për interesa të ngushta ashtu siç edhe ishte krijuar, ndërsa disa drejtorë dhe nënkryetarja vazhdojnë të jenë në pozitat e tyre duke qenë ende anëtarë të partisë që është përjashtuar nga koalicioni” thotë Azemi.

“Sinqerisht, çfarëdo që themi, është pak për me mujt me i dhënë pasqyrë tamam të kompletuar këtij mentaliteti politik. Një kryetar i përgjegjshëm, qysh pas vetëm pak muajsh në qeverisje, do të ofronte dorëheqje. Nuk qeveriset Gjilani me direktiva të qeverisë nacionale, nuk qeveriset me disponimin e deputetëve nga radhët e partisë në pushtet. Punësime familjare, dallavere në konkurse, favorizime të militantëve etj, e bëjnë Gjilanin model se si nuk duhet të qeveriset një komunë, fatkeqësisht” tha Ardian Azemi./rajonipress/