RCCOLA

Azemi: Gjilani sot është komuna më e pa zhvilluar, krejt kjo si pasojë e një politike të çoroditur, me plot urrejtje e pa vizion

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Gjilani mjerisht udhëhiqet nga njerëz të paaftë e të pa përvojë, prandaj as nuk kemi pritë se ka me ndodh ndryshimi për së mbari, e as nuk presim në pjesën e mbetur të këtij mandati. Nuk reagojmë për inati, por sepse na dhemb ta shohim Gjilanin kështu thotë Ardian Azemi nga AAK-ja.

Uji Dea

Ardian Azemi nga AAK thotë për rajonipress se ardhja në pushtet e njerëzve të LVV i ka kuhstuar Gjilanit.
“Na dhemb kur shohim degradim të këtillë në komunën tonë e cila pati nis të zhvillohet. Ardhja e tyre në pushtet i ka kushtuar Gjilanit. Pushteti në Gjilan do ta shfrytëzoj fundin e mandatit për t’i ngritur dronët në ajër në disa rrugica me asfalt dy centimetërsh si makiazh për sytë e militantëve e për servilët por jo edhe për qytetarët e përgjegjshëm e të ndërgjegjshëm. Gjilani sot është komuna më e pa zhvilluar, krejt kjo si pasojë e një politike të çoroditur, me plot urrejtje e pa vizion. Nuk reagojmë për inati, por sepse na dhemb ta shohim Gjilanin kështu” tha Azemi./rajonipress/