Azemi: EULEX-i shqiptoj dënime drakonike për “hatër” të Serbisë

Gjilan – Halit Azemi njëri nga avokatët mbrojtës në rastin e grupit të Dobrosinit të njohur si “Lëvizja e Lirisë”, ku u shqiptuan mbi 60 vite burgim thotë për rajonipress se dënimet e EULEX-it ishin të fryera padrejtësisht dhe tejet drakonike. Terrorizmi as që ka pasur vend në këtë lëndë , por si duket EULEX-i shqiptoj dënime edhe për hatër të Serbisë.
Halit Azemi, por edhe avokatët e tjetër në rastin e grupit të Dobrosinit mbetën të shtanguar ditën e shpalljes së aktgjykimit të trupit gjykues që kryesohej nga EULEX-i. U dhanë hiq më pak se 60 vite burgim për 10 persona të akuzuar për terrorizëm.
Njëri nga avokatët mbrojtës Halit Azemi thotë se nuk është pajtuar që nga fillimi dhe as ditën e shpalljes së aktgjykimit ai personalisht ka reaguar dhe ka paralajmëruar ankesë.”Ishte një gjykim shumë politikë me një aktakuzë të paqëndrueshme. Dënimet ishin drakonike dhe të paargumentuara me prova apo dëshmi. Unë kam bërë ankesë dhe nuk do të pajtohem me vendimin e shkallës së parë” tha Azemi, raporton rajonipress.
Azemi thotë se terrorizmi dhe cenimi i sovranitetit të Serbisë kanë dallime të mëdha. “Unë nuk e kuptojë se si mund të quhet terrorizëm sulmi i një punkti, madje nëse ka ndodhur vërtet nga një largësi bukur e madhe. Jam i sigurt se EULEX-i këtë e bëri për t`i hyrë në hatër Serbisë sepse ndryshe nuk mund të arsyetohen të gjitha ato vite burg”.
Azemi tha se edhe masa e paraburgimit për të gjithë të akuzuarit dhe heqja e arrestit shtëpiak për disa prej tyre është jo fer dhe jo reale.”Ne si avokat do të shfrytëzojmë të gjitha të drejtat tona ligjore për ta bindur shkallën e dytë se gjykimi ishte i përshkruar me shkelje të mëdha ligjore” tha Azemi.
Ndryshe aktakuza e EULEX-it e ngritur ndaj Valon Jasharit, Skender Jasharit,Gazmend Lakna, Gazmend Xhemshiri, Qendrim Rexhaj, Muhamed Aliu, Skender Selmani, Enver Musolli, Abdullah Zogaj dhe Jeton Shabani i ngarkon këta nëntë persona për veprat penale të terrorizmit, organizimi i grupeve terroriste , pjesëmarrja në grupe terroriste dhe mbajtja e paautorizuar e armëve.
Grupi “Lëvizja e lirisë” dyshohej se ka marrë pjesë në sulmet në punktin në Dobrosin të Bujanocit më 17 maj 2012, 28 qershor dhe 7 tetor 2012.
Aktakuza saktësonte se tek ky grup janë gjetur dëshmi e prova përmes përgjimeve telefonike, fotografi e gjësende tjera që lidhen me aktivitetet e këtij grupi.
Sipas aktakuzës më 17 maj 2012 një postbllok policor në Dobrosin të Bujanocit është gjuajtur me armë zjarri dhe dy sulme tjera më 28 qershor dhe 7 tetor 2012. Përgjegjësia për këto tri sulme është pranuar nga grupi i quajtur si “Lëvizja e lirisë” përmes tri komunikatave të publikuara në faqe të ndryshme të internetit thuhet në aktakuzë.
Një trup gjykues i kryesuar nga gjyqtari i EULEX-it Arkadiusz Sedek dënoj dhe shpalli fajtor grupin me hiq më pak se 59 vite burgim. /rajonipress/