RCCOLA

Azemi: EULEX-i po e mbanë peng grupin e Dobrosinit

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Halit Azemi avokat mbrojtës i Abdullah Zogajt thotë se EULEX-i po i shkel të drejtat e të burgosurve. Klienti im ishte në grevë urie për një kohë të gjatë. Kjo për faktin se ata ende nuk po kanë mundësi që ta thonë fjalën e tyre për shkak se shkalla e dytë shumë e ka zvarritur lëndën. Vërtet kjo është një shkelje flagrante që po e bënë EULEX-i. Aktakuza e EULEX-it e ngritur ndaj grupit “Lëvizja e lirisë” që nga fillimi ishte tejet abstrakte. Aty asgjë s`ka pasur konkrete, sepse ajo bazohet vetëm në sms dhe thashetheme. Kurrë s`kam parë këso aktakuze së cilës i mungojnë provat dhe elementet thotë Azemi për rajonipress. Azemi thotë se me zvarritjen e gjykimit EULEX po shkel të drejtat më elementare të njeriut.

Halit Azemi avokat mbrojtës i Avdullah Zogajt ka shpërthyer dhe nuk mund ta tolerojë tutje zvarritjen që po bënë EULEX-iu ndaj grupit të Dobrosinit të njohur si “Lëvizja e lirisë”, raporton rajonipress.

Azemi thotë se edhe pse që nga fillimi në rastin e këtij grupi kishte montime dhe prova fallse megjithatë EULEX-i është dashur të respektojë procedurat ndaj të burgosurve. “Klienti im ishte në grevë urie për një kohë të gjatë. Kjo për faktin se ata ende nuk po kanë mundësi që ta thonë fjalën e tyre për shkak se shkalla e dytë shumë e ka zvarritur lëndën. Vërtet kjo është një shkelje flagrante që po e bënë EULEX-i “ tha Azemi.

Azemi thotë se Grupi i Dobrosinit u përballë me shumë padrejtësi dhe prova të falsifikuara. “Në rastin e Grupit të Dobrosinit asgjë s`ka konkrete, sepse aktakuza bazohet vetëm në sms dhe thashetheme. Kurrë s`kam parë këso aktakuze së cilës i mungojnë provat dhe elementet. S`ka asnjë dëshmi, asnjë gjurmë e as dëshmitarë dhe gjithçka është shkruar në kohën e papërcaktuar, armët e papërcaktuara “etj thotë Azemi për rajonipress.

Azemi thotë se ky grup është akuzuar edhe për veprën e cila ka ndodhur në tetor ndërsa ata kanë qenë në vuajtje të dënimit. Një tjetër anomali që e ka vërejtur Azemi ka të bëjë me vendimin e Gjykatës së Apelit.

Ndryshe trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari i EULEX-it Arkadiusz Sedek, kishte shpallur aktgjykimin ndaj grupit të Dobrosinit të njohur si “Lëvizja e lirisë”. Trupi gjykues kishte shqiptuar hiq më pak se 56 vite e 44 muaj burgim.

Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar dhe shpallur fajtor të akuzuarit Valon Jashari, Skender Jashari,Gazmend Lakna, Gazmend Xhemshiri, Qendrim Rexhaj, Muhamed Aliu, Skender Selmani, Enver Musolli, Abdullah Zogaj dhe Jeton Shabani.

Kryetari i trupit gjykues Arkadiusz Sedet duke shpallur aktgjykimin tha se Valon Jashari është fajtor dhe dënohet për veprat penale të terrorizmit, dhe organizimi i grupeve terroriste. Për të dy veprat Valon Jashari është dënuar me 6 vite burgim dhe 7 vite tjera duke marrë një dehnim unik prej 9 viteve.

I akuzuari i dytë Skënder Jashari ka marrë një dënim për dy veprat të ngjashme 6 vite dhe 4 vite, me një dënim unik prej 8 viteve.

I akuzuari i tretë Gazmend Lakna ka marrë një dënim gjithashtu për dy vepra 5 vite dhe 2 vite, me një dënim unik prej 5 vite e gjashtë muaj burgim.

I akuzuari i katërtë Gazmend Xhemshiri është dënuar me 6 vite dhe 2 vite tjera, me një dënim prej 6 vite e gjashtë muaj burgim.

Uji Dea

I akuzuari i pestë Qendrim Rexhaj është dënuar me 5 vite dhe dy vite tjera me një dënim unik prej 5 vite e gjashtë muaj.

I akuzuari i gjashtë Muhamet Aliu është dënuar me 5 vite dhe 2 vite tjera, me një dehnim unik prej 5 vite e gjashtë muaj.

I akuzuari i shtatë Skender Selmani ka marr 5 vite dhe 2 vite tjera me një dënim unik prej 5 vite e gjashtë muaj.

I akuzuari i tetë Enver Musolli është dënuar me 6 vite deh 2 vite tjera, me një dënim unik prej 6 muajve e gjashtë muaj.

I akuzuari i nëntë Abdullah Zogaj është dënuar me 5 vite dhe 2 vite tjera, me një dënim unik prej 5 vite e gjashtë muaj dhe Jeton Shabani është dënuar për armëmbajtje dhe ka marrë 2 vite dhe 1 vit shtesë me një dënim unik prej 2 vite e dy muaj.

Gjykatësi Sedet pati thënë se akuzat për armët nuk janë pranuar pasi vetë prokuroria ka hequr dorë.

Ndryshe aktakuza e EULEX-it e ngritur ndaj Valon Jasharit, Skender Jasharit,Gazmend Lakna, Gazmend Xhemshiri, Qendrim Rexhaj, Muhamed Aliu, Skender Selmani, Enver Musolli, Abdullah Zogaj dhe Jeton Shabani i ngarkon këta nëntë persona për veprat penale të terrorizmit, organizimi i grupeve terroriste , pjesëmarrja në grupe terroriste dhe mbajtja e paautorizuar e armëve.

Grupi “Lëvizja e lirisë” dyshohet se ka marrë pjesë në sulmet në punktin në Dobrosin të Bujanocit më 17 maj 2012, 28 qershor dhe 7 tetor 2012.

Aktakuza saktësonte se tek ky grup janë gjetur dëshmi e prova përmes përgjimeve telefonike, fotografi e gjësende tjera që lidhen me aktivitetet e këtij grupi.

Sipas aktakuzës më 17 maj 2012 një postbllok policor në Dobrosin të Bujanocit është gjuajtur me armë zjarri dhe dy sulme tjera më 28 qershor dhe 7 tetor 2012.

Përgjegjësia për këto tri sulme është pranuar nga grupi i quajtur si “Lëvizja e lirisë” përmes tri komunikatave të publikuara në faqe të ndryshme të internetit thuhet në aktakuzë./rajonipress/