Uji Dea

Azemi është me fat që i përket Greuther Furthit

/ 2 minuta lexim

Ishte e paqartë nëse Ilir Azemi, pas aksidentit të rëndë në gushtin e vitit 2014, do të mund të kthehej për të luajtur futboll.

Tani kur kanë kaluar më shumë se një vit e gjysmë pas aksidentit me makinë, ku 24-vjeçari dëmtoi shumë pjesë të trupit është kthyer në fushë.

Sulmuesi nga Kosova ka nisur të luajë për ekipin U-23 e Greuther Furthit dhe gradualisht pritet të kthehet në ekipin e parë, përcjell sot Koha Ditore.

“Ai e filloi karrierën e vet të dytë si futbollist”, thotë drejtori sportiv i Greuther Furthit, Martin Meichelbeck, në një bisedë për “fussball.de”.

Fundamenti

Çfarë ndodhi saktësisht? Në mëngjesin e 7 gushtit të vitit 2014, në një udhëkryq në Nuremberg dy vetura u përplasën. Në njërën prej tyre i ulur ishte Ilir Azemi. Me t’u përplasur me furgonin, vetura e Azemit u përplas në një shtyllë elektrike. Pas kësaj, sulmuesi u bllokua në makinën e tij.

Vetëm pas rreth 40 minutave, Azemi u lirua nga vetura e ndrydhur, me ndihmën e zjarrfikësve duke e prerë pjesën e sipërme të veturës. Pas nënshtrimit të kontrolleve të para, me kërkesë të Greuther Furthit, Azemi u dërgua me helikopter në Spitalin e Emergjencës rreth 240 kilometra larg spitalit ku qëndroi disa ditë.

“Në konsultim me mjekët tanë u tha se Iliri duhet të operohet atje”, tregon Meichelbeck.