FITORJA

Azemi: E falënderoj Zotin që jam gjallë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Ilir Azemi ka falënderuar edhe një herë Zotin që ka shpëtuar i gjallë nga aksidenti i 7 gushtit. Sulmuesi kosovar po punon shumë që t’i rikthehet fushës së blertë, derisa enden nuk e di datën se kur do ta shqelmoj topin përsëri.

Sulmuesi i skuadrës gjermane, Greuther Fuerth, ka nisur të mbledhë forcën për t’iu rikthyer fushës së gjelbër pas aksidentit të rëndë që pati me makinë me 7 qershor në Nurnberg.

Reprezentuesi i Kosovës tregon se tani ndihet më mirë, derisa ende nuk e dinë se kur do t’i rikthehet fushës së gjelbër përsëri.

“Rehabilitimi është i ngadalshëm. Por, unë gjithmonë ndjehen më mirë dhe jam i kënaqur që unë mund të punoj sërish për rehabilitim”, ka deklaruar Azemi për Bild.

“Kur do të rikthehem në fushë? Kësaj pyetje nuk mund t’i përgjigjem për fat të keq. Por, është e qartë se është ende një rrugë e gjatë. Unë tani po e përdori të gjithë energjinë time pozitive në rehabilitimin”, ka theksuar ai.

Azemi, i cili shpreson që këtë që e ka përjetuar mos t’i ndodh askujt tjetër, tregon se ka dëshirë që sërish ta shqelmoj topin, shkruan Express.

FIDANISHTJA

“Unë jam ende një lojtar futbolli dhe unë kam dëshirë ta shqelmoj sërish topin. Por, unë duhet që rehabilitimin ta kaloj me sukses. Kjo është motivimi im, të cilit unë i afrohemi çdo ditë. “, ka deklaruar Azemi.

Ai i është mirënjohës të gjithë tifozët e Greuther Fuerth, të cilët e kanë thirrur emrin e tij në stadium, raporton Express. Sipas Azemit kjo i ka dhënë fuqi të madhe gjithë kohën, derisa falënderon Zotin që ende jeton.

“Unë kam parë fotot e aksidentit. Unë i jam mirënjohës Zotit që kam mbijetuar nga ky aksident”, ka theksuar Azemi, kontrata e të cilit me Greuther Fuerth skadon verën e vitit 2015.

“ Për mua aktualisht vendimtar është që unë do të punoj për shëndetin e plotë. Çdo gjë tjetër vjen pas një kohë të shkurtër”, deklaroi sulmuesi shtatlartë, i cili ka disa dëshira për vitin e ri 2015.

“Së pari dhe më kryesorja, familja ime të qëndrojë e shëndetshëm dhe unë të jam i shëndetshëm përsëri. Për këtë të fundit, unë do të punojë shumë në rehabilitim si kurrë më parë “, ka përfunduar Azemi, raporton Express.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.