UBT

Azemi: 90% të punëtorëve kanë thënë e mbështesim Kurtin, tash janë zhgënjyer

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se e ka befasuar deklarata e kryeministrit Albin Kurti për sindikatat në Kosovë.

Kurti do që sindikatat e punëtorëve t’i ndryshojnë përfaqësuesit e tyre, menjëherë pasi këta aktualët paralajmëruan greva në rast se nuk realizohen kërkesat e tyre, shkruan Gazeta Express.

Azemi thotë se premtimet që i ka dhënë Kurti sa ishte në pozitë i kanë dhënë shpresë se do të ndërrojë gjendja e punëtorëve në sektorin privat.

United Hospital

Ai shkon tutje duke thënë se mbi 90% e punëtorëve në sektorin privat e kanë mbështetur Kurtin në zgjedhjet e fundit për shkak të premtimeve që i ka dhënë ai.

“90% të punëtorëve kanë thënë e mbështesim Kurtin, tash janë zhgënjyer. Nuk ka bërë mjaftueshëm dhe punëtorët janë të dëshpëruar”, tha ai në emisionin Pressing në T7./Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.