Azem Vllasi “godet” Serbinë

Njohësi i rrethanave politike në Kosovë, Azem Vllasi, ka vlerësuar se idetë për shkëmbimin e territoreve me Serbinë janë vetëm dokrra të Serbisë, asgjë më shumë, raporton zeri.info.
Sipas tij, dialogu me Serbinë mund të përfundojë vetëm me njohje reciproke
“Dialogu me Serbinë mund të përfundoi vetëm me njohje reciroke që do të thot Kosova është shtet. Kjo do të ishte normalizim i raporteve. Idea për këmbim teritoresh është pallavër e palës serbe dhe nga ana jonë nuk duhet as të diskutohet kjo ide. Përndryshe, çdo gjë do të niste nga fillimi, sikur Kosova të mos ishte shtet ky që është”, ka deklaruar ai për “Zërin”.
Sipas Vllasit, janë disa vija të kuqe për të cilat Kosova në asnjë rrethanë nuk duhet të diskutojë me Serbinë.
“Vijat e kuqe” janë temat për cilat fare nuk duhet të bisedohet me Serbinë, e ato janë: statusi i Kosovës si shtet i pavarur e sovran; kufijtë dhe territori që Kosova ka; struktura e brendshme kushtetuse e Kosovës si shtet unitar; resurset e brendshme strategjike (Trepça, Ujmani, Brezovica) që ishin resurse të Kosovës edhe në kohën e autonomisë kushtetuse të vitit 1974”, ka nënvizuar ai.
Sipas tij, pala kosovare duhet t’i përmbahet sloganit me të cilin dialogu ka filluar “për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve” e jo si pretendon Beogradi “për zgjidhjen çështjes së Kosovës”/Zeri