RCCOLA

Azem Vllasi: Dinari ktheu presionin kundër Kosovës, u harrua sulmi në Banjskë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ndërkombëtarët në vazhdimësi po përsërisin se dëshirojnë t’u ndihmojë Kosovës dhe Serbisë që të gjejnë një zgjidhje për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

Madje, ata po thonë se çështja e dinarit duhet të jetë pjesë e dialogut, duke, kërkuar nga palët që të marrin pjesë në takime.

Kjo, pas hyrjes në fuqi të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, që parasheh euron si valutë të vetme për pagesa me para të gatshme në shtet.

Lidhur me temën për dinarin dhe çështje të tjera për Front Online ka folur avokati dhe njohësi i çështjeve politike, Azem Vllasi.Ai tha se Vuçiqi e shfrytëzoi çështjen e dinarit për ta vështirësuar dialogun.

Mobi Casa

“Puna me dinarin nuk është problem real ngase Serbia të gjitha ndihmat për Serbët e Kosovës mund t’i konvertoi në Euro. E në Kosovë shfrytëzuesve të këtyre ndihmave më shumë u duhen eurot sesa dinari. Por Vuçiqi këtë e shfrytëzoi për ta vështirësuar dialogun ngase ai nuk dëshiron normalizim final të raporteve me Kosovën që do të nënkuptonte njohje. Me rastin e dinarit presionet u kthyen kundër Kosovës dhe kjo Vuçiqit po ashtu i konvenon. U harru sulmi terrorist në Banjska”, ka thënë ai.

Por, se a po shfrytëzohet këmbëngulësia e kryeministrit Kurti në këtë çështje, për shkak që zgjedhjet parlamentare sipas rregullave mbahen vitin tjetër, Vllasi ka deklaruar se votat fitohen duke bërë punë të mira për shtetin.

“Votat në zgjedhje fitohen duke bërë punë të mira për popullin dhe shtetin. Garuesve në zgjedhje u mbetet të vlerësojnë se si i bindin votuesit çka është mirë e çka keç dhe si t’i fitojnë votat”, ka shtuar Vllasi.