Mobi Casa

Axos Capital kërcënon Qeverinë e Kosovës

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Pas dështimit të privatizimit të PTK-së, ka reaguar Kompania ACP Axos Capital, e cila kishte blerë 75 për qind të aksioneve të PTK-së. Në një deklaratë të lëshuar përmes e-mailit, që botohet nga portali “Total Telecom”, zyrtari i ACP Axos Capital, Jan Budden, ka deklaruar se të gjitha vonesat në procesin e privatizimit të PTK-së ishin shkaktuar nga Qeveria e Kosovës.

“Vendimi përfundimtar nga Qeveria e Kosovës që në mënyrë të papritur dhe pa arsye të ndërpresë procesin e privatizimit është krejtësisht i papranueshëm dhe në kundërshtim me çdo standard ligjor ndërkombëtar. Kjo do të ketë pasoja ligjore, tregtare, ekonomike dhe financiare për Qeverinë e Kosovës dhe Kosovën në përgjithësi”, thuhet në deklaratën e ACP Axos Capital.

“Ne do të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme, duke përfshirë procedurat ligjore në bazë të ligjeve ndërkombëtare në fuqi për të mbrojtur interesat dhe të drejtat tona në këtë rast”, ka deklaruar Jan Budden, citon portali Publiku.

FITORJA

ACP Axos Capital, akuzon gjithashtu edhe Parlamentin e Kosovës.

“Parlamenti i Kosovës e ka keqpërdorur procesin e privatizimit të PTK-së si një betejë për hesape të brendshme politike”, thuhet në reagimin zyrtar të ACP Axos Capital. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.