Fundamenti

“Avullohen” 65 mijë eurot për Nexhmije Pagarushen

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Fiks 65 mijë euro, janë shpenzuar në emër të projekt “Nexhmije Pagarausha –Artiste e Popullit”, përderisa projekti final nuk është kurrkah. Zyrtarë të Ministrisë së Kulturës kanë thënë se ish drejtori i muzeut, Arbër Hadri, ka raportuar se kaq mjete janë shpenzuar për projektin kushtuar këngëtares me nam, por pos video-klipit të këngës “Baresha” nuk ka tjetër gjë, shkruan “Koha Ditore”.

E, në projekt është paraparë edhe realizimi i albumit, një dokumentarë dhe monografia. Vetë, Hadri thotë se Ministria e Kulturës ka bllokuar projektin i cili është iniciuar para dy vitesh. Përder sa shifrat që jep ai janë krejt ndryshe më të ministrisë.

Por, në ministri japin spjegime akuzuese. “Nuk ka shpjegime te detajuara, por në bazë të raporteve që ka sjell ish drejtori i muzeut, për realizimin e fazës së parë të projektit për Nexhmije Pagarushen janë flokuar 26 mijë e 800 euro”, ka thënë Shkelzen Dragaj, këshilltar i Ministrit të Kulturës.

Sipas tij, në bazë të projekteve që ka sjell në ministri, ish drejtori Hadri, del se projekti ka përfunduar, por ministria nuk ka gjë tjetër pos klipit të këngës të realizuar.

Fundamenti

Por, Hadri thotë se projekti Nexhmije Pagarusha, artiste e popullit ishte iniciuar si veqantë, por se pas refuzimit të Ministrisë së Kulturës, për mbulimin e kësaj nisme, muzeu i Kosovës ka paraparë që në mënyrë alternative të realizoi një pjesë të projektit.

Ish drejtori i Muzeut të Kosovës, Arbër Hadri, po hetohet nga Gjykata e Qarkut për mënyrën e shpenzimit të gjysmë milioni eurove në sa drejtonte muzeun. Dyshimet i kishte hedhur vetë Ministria e Kulturës qysh në tetor të vitit të kaluar.

Në këtë shumë, bënë pjese edhe projekti për Bilbilin e Kosovës i cili ishte përcaktuar të realizohej ne kuadër të “Digjitalizimit të trashëgimisë kulturore të luajtshme me projekte tjera kulturore”, që në tersi kap shifrën prej 100 mijë eurove.