Fundamenti

‘Avullohen’ 400 mijë euro, suspendohen tre zyrtarë të MSH-së

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Rreth 400 mijë euro janë zhdukur gjatë viteve 2016-2017 nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë e për të cilat dyshohen zyrtarë nga Agjencia për Produkte Medicionale (AKPM) dhe nga Ministria e Shëndetësisë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Zyrtarët e financave në Ministrinë e Shëndetësisë, Shkëlzen Sadriu, Ganimete Gashi dhe Fatmir Kajtazi, janë pezulluar nga puna pasi dyshohet se kanë keqpërdorur rreth 400 mijë euro të buxhetit të këtij institucioni qeveritar. E për këtë rast ditë më parë kryeshefi i Agjencisë Kosovare për Produkte Medicinale (AKPM) ka suspenduar nga puna edhe shefin e Divizionit për Financa, Mendim Sojeva dhe ka dërguar në komision disiplinor drejtorin e Financave dhe të Administratës, Sejdë Tolaj.

Zyrtarët të Ministrisë dyshohen se kanë keqpërdorur fondin i cili përdoret për avance, që jepen për udhëtime zyrtare.

HW

Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se do të angazhohen deri në zbardhjen e rastit.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ditë më parë kishte njoftuar se ka dyshime për keqpërdorime të parasë publike nga ana punonjësve të Ministrisë gjatë viteve 2016-2017.

Për këtë ai ka njoftuar edhe Policinë e Kosovës, të cilët nuk kanë dhënë informacione për arsye të mosdëmtimit të procesit hetimor.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.