Eko Higjiena

Avramopoulos: Do isha njeriu më i lumtur ditën kur do të firmosja liberalizimin e vizave për Kosovën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Komisioneri për Punët e Brendshme i BE-së, Dimitris Avramopoulos, priti në takim ministrin e jashtëm Behgjet Pacolli. Avramopoulos tha se do të jetë njeriu më i lumtur ditën kur do ta firmosë liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Po presim lajme të mira që të hapim dyert për liberalizimin e vizave për Kosovën. Do të isha njeriu më i lumtur nëse do vendosja nënshkrimin e vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën”, i ka thënë komisioneri për Punë të Brendshme i BE-së, Dimitris Avramopoulos, ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë një takimi në Bruksel.

Situata në Parlamentin e Kosovës u diskutua gjatë në këtë bashkëbisedim të parë midis dy politikanëve. “Jeni në një mjedis miqësor dhe ju e dini disponimin tim për Kosovën. Kosova është në qendër të Ballkanit dhe ne nuk duam një riballkanizim të rajonit, por duam që Kosova të jetë flamur i integrimit evropian”, pohoi ai.

“Luftoni dukuritë negative, korrupsionin, elementet që stigmatizojnë negativisht vendin tuaj, dhe mezi pres të hap dyert e mundësive në institucionet evropiane, ndonëse situata nuk është më e mira”, theksoi më tej komisioneri Avramopoulos.

Mobi Casa

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, tha nga ana e tij, se “pas 3 vjetësh bllokimi, Kosova pritet ta votojë Demarkacionin me Malin e Zi”.

“Do të doja t’ju ftoja ta festonim lajmin së bashku me të rinjtë e vendit tim. Kushtet e BE-së për Kosovën nuk janë për interesin tuaj, por për të mirën tonë dhe unë jam mbështetës i madh i integrimit evropian. “Si vende të vogla ne nuk mund të mbijetojmë në botën e sotme”, tha ministri Pacolli.

Tutje, kryediplomati kosovar e përshkroi Qeverinë e sotme të Kosovës si “një qeveri mjaft dinamike që mund të bëjë shumë punë, nëse mbështetet nga institucionet evropiane”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.