AVONET reagon ndaj parregullsive në Komunën e Vitisë

Viti – Rrjeti i OJQ-ve AVONET, ka vlerësuar dhe analizuar Raportin e Auditimit për Komunën e Vitisë, ky raport ka 16 rekomandim të cilët kanë nxjerr veprimet e institucionit komunal të cilat disa nga rekomandimet janë shumë serioze për Komunën e Vitisë.

Nga një prej të gjeturave nga Raporti i Auditimit e cila sipas AVONET-it është një prej shkeljeve të rënda, një nga e gjetura në çështja: dobësi në procesin e rekrutimin për personelin arsimor .

Sipas UA nr 17/2009, personelin arsimor në shkollë e përzgjedh Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në bazë të rekomandimit të komisionit për zgjedhjen e personelit. Në konkursin e shpallur për mësues klasor zëvendësim, komisioni kishte vlerësuar kandidatët me poentim, megjithatë nuk kishte rekomanduar DKA-në për kandidatin e suksesshëm. Si rezultat, DKA kishte nënshkruar kontratën me kandidatin i cili nuk kishte fituar pikët maksimale gjatë procesit të vlerësimit.

Mos rekomandimi nga komisioni i vlerësimit për kandidatin e suksesshëm, ka ndikuar që të përzgjidhet kandidati jo meritor dhe të ndëshkohet kandidati i cili ishte vlerësuar me më shumë pikë nga komisioni i vlerësimit.

Kryetari të siguroj, forcimin e kontrolleve gjatë përzgjedhjes së stafit arsimor, me ç’rast komisioni i vlerësimit pas procesit të vlerësimit rekomandon DKA-në për kandidatin e suksesshëm me pikët maksimale në vlerësim dhe kjo e fundit nënshkruan kontratën në bazë të këtij rekomandimi.

AVONET, kërkon nga kryetari Haliti që merr shumë seriozisht dhe ndëshkoj ata të cilët ishin pjesë e këtyre shkeljeve dhe t’ju shkëputet kontrata.

Poashtu Raporti i Auditimit ka hasur dhe ka ngritur se nga 25 rekomandime të dhëna, vetëm pesë ishin zbatuar plotësisht, nëntë ishin në proces të zbatimit ndërsa 11 të pazbatuara. Rekomandimet e dhëna kryesisht mbulonin vitin paraprak, e deri në tre-mujorin e dytë të vitit aktual. Këto rezultate tregojnë një mungesë të vullnetit të menaxhmentit për marrjen e përfitimeve nga auditimi i brendshëm dhe sigurisë mbi funksionimin e kontrolleve të brendshme.

Komiteti i auditimit gjatë vitit nuk kishte arritur të jetë mjaft efektiv, duke mbajtur vetëm tri takime, nga minimum katër sa kërkohen sipas statutit të këtij komiteti, si dhe UA 11/2010 mbi funksionimin e KA në sektorin publik. Kjo është pasqyruar edhe tek niveli i ulët i zbatimit të rekomandimeve të AB.

Mbulueshmëria jo e mjaftueshme e auditimit të vitit aktual dhe aktiviteteve operative në proces ndikon në mos identifikimin e dobësive aktuale duke rezultuar me jo efikasitet në dhënien e sigurisë ndaj menaxhmentit lidhur me funksionimin e kontrolleve të brendshme.

Njëherë, moszbatimi i rekomandimeve nga menaxhmenti dhe mos angazhimi i mjaftueshëm i KA në këtë drejtim, redukton efektivitetin e kontrolleve të brendshme dhe përsëritjen e dobësive të identifikuara. AVONET kërkon nga kryetari Haliti që të gjeturat në Raportin e Auditimit ti trajtoj si prioritet dhe si shkelje, po ashtu që rekomandimet të jenë pasqyrë e institucionit që drejton.

AVONET, bënë thirrje Policisë së Kosovës, konkretisht njësisë për Krime Ekonomike dhe Prokurorisë që ta hetojnë rastet që Raporti i Auditorit i ka nxjerr si të gjetura./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).