Eko Higjiena

“Avonet” përzgjedhë Vitinë si komuna me përformancë më të mirë për 2015

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Rrjeti i organizatave “Avonet” në Ferizaj, e cila bënë monitorimin e disa komunave në rajonin e juglindjes, ka përzgjedhur komunën e Vitisë si një ndër komunat më të suksesshme për gjatë këtij viti në shumë aspekte, duke veçuar perfomancën e mirë, rritjen e transparencës, realizimi të projekteve, bashkëpunimin dhe ofrimin e donatorëve për investime, krijimin e hapësirave gjelbëruese, uljen e shpenzimeve etj.

Për të arriturat në këto fusha, “Avonet” i ka ndarë sot kryetarit të komunës së Vitisë Sokol Halitit një certifikatë për punën e mirë që po bëjnë institucionet komunale.

Kenan Gashi koordinator i Rrjetit të organizatave “Avonet”, ka theksuar se komuna e Vitisë është përcjell nga ekipet e këtij rrjeti dhe është vlerësuar krahas gjitha komunave që monitorohen, se është angazhuar dhe ka treguar përgjegjshmëri ndaj qytetarëve.

FIDANISHTJA

“Avonet ka vlerësuar të gjitha komunat dhe komuna juaj është vlerësuar, se ka krijuar përformancë të mirë në shumë fusha si: krijimin e mundësive për zhvillimin ekonomik duke i dhënë hapësirë dhe mundësi si nga aspekti i rregulloreve, po ashtu edhe investimeve. Duhet përmendur krijimin e hapësirave gjelbëruese, krijimin e shërbimeve për qytetarë, rregullimin e rrugëve regjionale, transparencën me qytetarë përmes takimeve si për diskutime publike dhe takime të tjera, rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje, bashkëpunimin dhe qasjen me donatorë, rregullimin e ndriçimeve publike dhe trotuareve që ndikojnë në rritjen e sigurisë publike, pastrimin dhe hapjen e lumenjve dhe përroskave për parandalimin e vërshimeve.

Gjithashtu, kryetari Sokol Haliti dallohet për performancë më të mire gjatë këtij viti”, ka thënë Gashi. Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, duke pranuar certifikatën nga “Avonet”, ka thënë se prej kur kanë marrë udhëheqjen e institucioneve komunale, asnjë donatorë nuk ka dalë nga zyra e tij pa punuar diçka, pa nënshkruar ndonjë marrëveshje një vjeçare apo një donacioni .

Haliti, ka përmendur bashkëpunimin e mirë dhe ofrimin e kushteve për disa donator, respektivisht që janë të vendosura në Viti . “Jemi përfitues i projekteve nga komisioni Evropian dhe mund të themi jemi përfituesit më të mëdha në Kosovë për shkak se tani e kemi konfirmimin për rivitalizimin e Shtëpisë së Kulturës. Po ashtu ata kanë rregulluar edhe parkun e qytetit, por jemi në bashkëpunim edhe në projektet ndërkufitare, ndërkohë që ditë më parë kemi lëshuar edhe Kinemanë e qytetit në versionin 3D pas shumë vjetësh mungesë”, ka thënë Haliti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.