UBT

Avokatja Gjinovci: Lushtaku kërkon që paraburgimin ta mbajë në Prishtinë

/ 5 minuta lexim
Eco Higjiena

Ekipi mbrojtës i Sami Lushtakut, ka demantuar zv/drejtorin e përgjithshëm për operativ dhe siguri nga Shërbimi Korrektues, Sokol Zogaj, se Sami Lushtaku, Ismet Haxha dhe Sahit Jashari janë arratisu sot rreth oreks 13:30 minuta nga QKUK-ja.

Avokatja e Lushtakut, Luljeta Gjinovci, nga ekipi mbrojtës dhe vetë i biri i Sami Lushtakut, Mërgim Lushtaku, thane se, Sami Lushtaku është në QKUK, dhe se nuk do të lejojnë që ata të transferohen në qendrën e paraburgimit në veriun e Mitrovicës, që sipas tyre, aty ekziston një pasiguri totale.

“Absolutisht nuk është e vërtetë, ata qëndrojnë në hapësirat e QKUK-së, nëse drejtori i klinikës e luan rolin e hetuesit ajo është diçka tjetër, por ai qëndron këtu, në hapësirat e QKUK-së, për këtë arsye ka ardhur edhe shefi i prokurorisë speciale të Kosovës, që ta arrijmë një marrëveshje që do të jetë e përshtatshme për të gjitha palët, dhe e pranueshme për të gjitha palët”, ka thënë ajo.

Ajo tha, se sot kanë mbajtur një takim ku edhe kanë pasur një ofertë nga shefi i prokurorisë speciale të EULEX-it, Jonatel Ratel, i cili, sipas saj, i ka ftuar në zyrën e tij bashkë me Sami Lushtakun, që të arrijnë një marrëveshje për të ndryshuar urdhrin që është lëshuar nga kryetari i grupit gjykues.

Prokurori i EULEX-it, Ratel, arrin QKUK, negociohet dorëzimi i Lushtakut

Në këto momente, në QKUK ka arritur edhe shefi i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Jonathan Ratel, transmeton KosovaPress.

Avokatja: Lushtaku është brenda në QKUK

Avokatja e Sami Lushtakut, Luljeta Gjinovci dhe i biri i tij, Mërgim Lushtaku, si dhe një anëtare e ekipit mbrojtës të tyre, kanë dalë para pak çastesh para mediave dhe kanë demantuar lajmin se Sami Lushtaku dhe dy të tjerët, Ismet Haxha dhe Hisni Thaqi, janë arratisur – raporton Kosovapress.

Sipas tyre, ata gjinden brenda në QKUK, ndërsa për protestën thonë se është bërë në kundërshtim të transferimit të ushtarëve të UÇK-së në veri.

Avokatja dhe i biri i Lushtakut thanë se në atë pjesë ata ndihen të pasigurt, ngase i gjithë ai vend udhëhiqet nga serbët, andaj kërkojnë që paraburgimi t’u vazhdohet në Prishtinë.

(E plotësuar) Siç raporton Kosovapress, familjarët e Sami Lushtakut thonë se ai nuk është arratisur.

Protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë në hyrjen e repartit të kardiologjisë dhe nëpër korridore.

E pjesëtarë të Policisë së Kosovës, nuk janë aty për të zbrazur hyrjen e klinikës.

Edhe pse orë më parë Sokol Zogaj, zv/drejtor i përgjithshëm për operativ dhe siguri, i ka thënë KosovaPress-it se Lushtaku është arratisur.

Po ashtu gjatë ditës, i biri i Sami Lushtakut, Mergimi tha se do të prononcohet së bashku me avokatin e tij, por ai nuk po e bënë një gjë të tillë.

Fletë-arrest për Sami Lushtakun, Sahit Jasharin dhe Ismet Haxhën

Gjykata tashmë ka lëshuar fletë-arrest për Sami Lushtakun, Sahit Jasharin dhe Ismet Haxhën, të cilët janë arratisur nga QKUK-ja, ku po trajtoheshin.

Uji Dea

Për ata janë lëshuar edhe fletëarreste, të cilat u janë shpërndarë të gjitha njësive policore gjithandej vendit.

Në rast se ata nuk kapen brenda Kosovës, do të lëshohen fletë-arreste ndërkombëtare.

Policia e Kosovës ka ngritur edhe pika kontrollit në zona të caktuara në dalje të Prishtinës, pastaj në autostradën që qon në drejt të Shqipërisë, etj. /Indeksonline/

Operacion special për Sami Lushtakun

Policia e Kosovës, kanë marrë urdhër, që të krijojnë “Unazën e çeliktë”, e cila krijohet në të gjitha daljet e qytetit.

Kësaj radhe ajo është bërë në kërkim të grupit të Drenicës, të cilët janë arratisur, nga Qendra Klinike Universitare, duke mos pranuar kështu, që të transferohen në burg, në veri të Mitrovicës.

Sipas burimeve të KosovaPress, brenda policisë së Kosovës, Policia në këtë lloj aksioni, po ndalon çdo veturë të dyshimtë dhe çdo automjet të madh, ku ekziston mundësia të fshihen njerëzit.

Aksioni i policisë po vazhdon ende, në kërkim të grupit të Drenicës. /Telegrafi/

Zyrtare: Arratiset Grupi i Drenicës nga QKUK

Drejtori i Sherbimit Korrektues, Shemsi Hajrizi, ka konfirmuar për Telegrafin, se tre veta nga Grupi i Drenicës janë arratisur nga QKUK.

Policia e Kosovës nuk ka informatë zyrtare nëse Sami Lushtaku dhe të tjerë janë arratisur nga QKUK

Baki Kelani, zëdhënësi i PK-së, për Telegrafin ka deklaruar se Policia e Kosovës nuk disponon ndonjë informacion zyrtar, lidhur me këtë çështje.

Më herët është tensionuar situata në Qendren Klinke Universitare të Kosovës, ku janë të shtrirë të paraburgosurit, Sami Lushtaku, Sahit Jashari, Ismet Haxha… apo pjesëtarët e të ashtuquajturit Grupi i Drenicës.

Njerëz të afërt me ish-komandatët e njohur të luftës, kanë thënë se ata nuk dëshirojnë të shkojnë në këtë burg të menaxhuar nga serbët.

“Ekziston rreziku se ata nuk do të dalin të gjallë nga ai burg, pasi që serbët menaxhojnë tërësisht këtë burg”, ka thënë një burim i Expressit.

Merret vesh se Ministria e Drejtësisë dhe vetë Hajredin Kuçi kanë qenë në bisedime me EULEX-in dhe kanë në dijeni se Grupi i Drenicës do të tranfesoret më Veri me vendim gjykate.

Nga Grupi i Drenicës, jashtë QKU-së, aktualisht ndodhet Sylejman Selimi. Ai dje është dërguar në Dubravë. /Telegrafi/