Mobi Casa

“Avokati” shqiptar u jep para me fajde dhe i kërcënon bashkatdhetarët në Zvicër

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Një këshilltar juridik shqiptar me prejardhje nga Kosova është dënuar sot nga Gjykata e Qarkut në Dietikon (Kantoni i Cyrihut) me 20 muaj burg me kusht, për tre vjet kohë prove.

Akuza e ngarkonte atë se përgjatë disa viteve ka ushtruar një sistem kërcënimi dhe shantazhi, të ngjashëm me fajdet, ndaj klientëve të tij.

Ai u jepte hua në mënyrë «zemërgjerë» bashkatdhetarëve të tij, kryesisht hotelierë, të ndodhur ngushtë dhe me borxhe.

Por këto hua ai ua jepte me kamatë të lartë, prej 20 për qind.

Ndërsa kur borxhlinjtë vonoheshin t`ia kthenin huanë me kamatë, «avokati» sot 52 vjeçar e tregonte fytyrën e tij të vërtetë, shkruan limmattalerzeitung.ch. Ai fillonte me kërcënime duke i ballafaquar viktimat e veta me njerëz të krimit dhe të dhunshëm, transmeton albinfo.ch. Ata u hynin viktimave në mënyrë të dhunshme në lokale duke i kërcënuar, ndërsa njëri prej tyre në një rast edhe i kishte drejtuar revolen njërës nga viktimat.

Me këtë «sistem» personi në fjalë, deri në arrestimin e tij në fillim të vitit 2009 nga tre viktima të tij kishte nxjerë rreth gjysmë milioni frranga.

ARKATANA

Në gjykim, këshilltari juridik tashmë me shtetësi zvicerane ka komunikuar përmes një përkthyesi të gjuhës shqipe (!)

Prokurori kishte kërkuar një dënim pakusht prej tri vite e gjysmë burg. Ai e kishte fajësuar shqiptarin pos tjerash edhe për krijimin e një «shoqërie paralele me ligje të veta».

I akuzuari, në gjendje të rëndar shëndetësore ka hedhur poshtë akuzat duke i cilësuar ato si «komplot të bërë nga bashkatdhetarët e tij xhelozë», percjell albinfo.ch.

Por trupi gjykues megjithatë i ka gjetur disa pika në të cilat dëshmohet përfitimi i parave me kërcënim nga ana e «avokatit».

Lidhur me kërkesat financiare që dy të dëmtuar kanë ndaj të dënuarit, do të vendosë një gjyqtar civil. Ndërsa Gjykata e Qarkut në Dietikon ka konstatuar se janë 338 mijë franga të konfiskuara, të cilat do të përdoren për mbulimin e shpenzimeve procdurale dhe zhdëmtimin e viktimave. /Albinfo

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.