Uji Dea

Avokati serb Stojkoviq: Sanduloviq më ka thënë se e kanë rrahur serbë të Kosovës, indikacionet shkojnë te Radoiçiq

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, në “Debat Plus”, ka deklaruar se klienti i tij, Nikolla Sanduloviq, i ka treguar se në torturimin e tij kanë marrë pjesë serbë lokal të Kosovës.

Ai tha se Sanduloviq do të flasë vetë për këtë çështje, por sipas informatave që ai ia ka dhënë, pjesë e torturimit të tij mund të ketë qenë edhe Millan Radoiçiq.

Një fëmijë katër vjeçar nga Strumica është në gjendje të rëndë pas një sulmi fizikNdalimi i përdorimit të dinarit serb në Kosovë, Bislimi sqaron rregulloren e re të BQK-sëTrafiku Urban me rregulla të reja për ndarjen e ulëseve në autobusëTrajtimi me qeliza staminale – revolucion në mjekësi dhe sportDashtevski: Do të ishte mirë të kompletohet përbërja e KSHZ-së

“Sanduloviq më ka thënë se sipas theksit të njerëzve ka njohur serbë të Kosovës. Këta janë serbë të cilët janë klane që udhëheq Radoiciqi. I ka identifikuar disa, disa i ka njohur, këtë do ta thotë ai”

“Disa i ka njohur, disa nuk ka mbajtur maska, të tjerët kishin vendosur maska. Besoj kur do shërohet do shpalos fakte për këtë. Edhe unë i njoh, por mendoj se ai duhet t’i shpalos”

“Sipas asaj që më ka thënë Sanduloviq, kjo dërgon te ajo [te Radoiçiqi]”, tha ai.

UBT

Avokati serb që vizitoi varrezat e Jasharëve: Është në interes të Serbisë që të njoh Pavarësinë e Kosovës

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, vendosi lule mbi varrin e Blerina Jasharit në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Ai tha se askush “nuk do të na pengojë të ecim në rrugën e pajtimit, paqes, solidaritetit dhe drejtësisë”.

Blerina ishte 7-vjeçare kur u vra nga forcat serbe në vitin 1998.

Bashkë me Blerinën, nga forcat serbe u vranë edhe më shumë se 50 anëtarë të tjerë të familjes Jashari, në mesin e tyre edhe komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari.

Stojkoviq, shtetas i Serbisë, është avokat i politikanit opozitar në Serbi, Nikolla Sandulloviq, i cili u arrestua më 3 janar 2024, pak kohë pasi publikoi fotografi nga kompleksi memorial në Prekaz.

Ai u arrestua nën dyshimet “se ka kryer vepër penale të nxitjes së urrejtjes dhe mosdurimit kombëtar, racor dhe fetar”. Ndërkohë ai u lirua, por iu konfiskua pasaporta.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.