ARKATANA

Avokati Koci reagon ndaj thirrjes së Presidentes: Shteti nuk ndërtohet mbi një klimë frike

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Avokati Arianit Koci ka reaguar pas thirrjes së Presidentes së Kosovës që qytetarët të shmangin kalimin nëpër Serbi, duke thënë se një porosi e tillë nuk mjafton pa ofruar masa konkrete për mbrojtjen e qytetarëve.

Koci tha se shqetësimet për arrestimet arbitrare nga autoritetet serbe janë të kuptueshme, por shtoi se institucionet duhet të veprojnë me plan të qartë.

“Shqetësimi është legjitim. Rreziku është real. Por një shtet nuk ndërtohet mbi një klimë frike. As mbi mesazhe që, pa dashje, prodhojnë ndjenjën e dorëzimit”, shkroi ai.

Sipas tij, paralajmërimet duhet të shoqërohen me veprime, në të kundërtën krijojnë pasiguri tek qytetarët.

“Kur thua ‘mos shkoni’, atëherë duhet të tregosh edhe ‘si do t’ju mbrojmë’ dhe ‘çfarë zgjidhje po ofrojmë’. Përndryshe, thirrja mbetet e cunguar”, theksoi Koci.

KKVITI

Ai listoi disa hapa që, sipas tij, shteti duhet t’i ndërmarrë menjëherë, si sigurimi i rrugëve alternative për diasporën, mbrojtja konsullore e qytetarëve, koordinimi me vendet mike dhe presioni diplomatik ndaj Serbisë.

“Kjo është mënyra se si vepron një shtet serioz: me qetësi, me plane, me përgjegjësi. Pa u tërhequr, pa u frikësuar, pa u përkulur”, ka shkruar ai më tej.

Koci shtoi se mbetet kundër defetizmit dhe se Kosova ka përparuar duke hapur mundësi, jo duke i mbyllur ato.

“Patriotizëm nuk është me i trembë njerëzit. Patriotizëm është me i mbrojtë”, shtoi avokati.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.