UBT

Avokati: Joe Biden e ka quajtur Thaçin Georg Washington-i i Kosovës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Në Hagë, avokati i Thaçit ka thënë se personin që Gjykata Speciale po e akuzon për krime lufte, presidenti i zgjedhur i Amerikës, Joe Biden, e ka quajtur “George Washingtoni i Kosovës”

Avokati kryesor i ish-presidentit Hashim Thaçi në seancën e parë dëgjimore ndaj tij, Hooper, është përplasur me gjyqtarin e procedurës paraprake.

Për klientin e tij, që Tribunali i Hagës po e akuzon për krime lufte, Hooper e ka cituar Bidenin.

“Ish-zëvendëspresidenti Joe Biden, tash president i zgjedhur i SHBA’së, e ka quajtur z. Thaci Georg Ëashingtonin e Kosovës”, ka thënë Hooper.

David Hooper, akovat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, e ka pyetur Prokuorinë e Specializuar dhe gjykatësin e Procedurës Paraprake se ku janë pretendimet për trafikimin e organeve, mbi të cilat u themelua Gjykata Speciale.

Hidromorava

“Ku janë pretendimet për trafikimin e organeve, sepse këto ishin shumë të rëndësishme për lindjen e kësaj gjykate”, ka pyetur Hooper.

Të enjten e javës së kaluar, ish-presidenti Hashim Thaçi, bashkë me ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin dhe shefin e Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimin u nisën me një avion për në Dhomat e Specializuara në Hagë. Një ditë përpara, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi ishte arrestuar dhe ishte dërguar për në paraburgimin e Dhomave të Specializuara.

Arrestimet erdhën pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale, ka konfirmuar aktakuzat ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. Prokuroria e Specializuar i akuzon krerët e UÇK-së se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.